Home » Lajme, Vendore » SERBIA MBYLL KUFIRIN ME MAQEDONINË

SERBIA MBYLL KUFIRIN ME MAQEDONINË

KufiriAutoritetet serbe kanë mbyllur kufirin me Maqedoninë, në Tabanocë dhe nuk lejojnë hyrjen e personave të zhvendosur nga Lagjja e Trimave të Kumanovës në Preshevë.

Këtë e ka konfirmuar për “Alsat-M”, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
“Prej dje në orën 7 kufiri është i mbyllur”, ka deklaruar Mustafa, i cili shtoi se pjesëtarët e Policisë serbe i kanë kthyer për në Kumanovë të gjithë ata qytetarë që kanë tentuar të hyjnë në Preshevë.

Mustafa ka thënë, se janë duke lobuar që kufiri të hapet, ndërsa autoritetet lokale të Komunës së Preshevës janë në gjendje gatishmërie për të pritur dhe strehuar të zhvendosurit.

Për këtë çështje, kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka thirrur shërbimet e sigurisë në mbledhje kordinative.

Sipas tyre, disa familje serbe dhe 397 shqiptarë janë nisur drejt Serbisë pasi kanë lënë Kumanovën.

Serbia po i përcjell me kujdes zhvillimet në Maqedoni dhe do të veprojë konform tyre, thonë autoritetet serbe.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress