Sergio Mattarella: Normalizimi Kosovë – Serbi hap drejt integrimit në BE
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.
“Vendet tona janë të lidhura nga një miqësi e fortë, e cila është forcuar progresivisht me kalimin e viteve, falë edhe kontributit të vendosur që Italia ofron për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, thuhet në urimin e Mattarellas.
Tutje presidenti italian theksoi se Roma zyrtare e konsideron thelbësore arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Ky hap, i cili kërkon një angazhim të ripërtërirë dhe konstruktiv nga të dyja palët, përbën një aspekt me rëndësi parësore për arritjen e objektivit strategjik të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në mesazhin e presidentit italian.
Më shumë storie
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...

Average Rating