Home » Opinione » SFIDAT AKTUALE PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE TË KOSOVËS

SFIDAT AKTUALE PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE TË KOSOVËS

Nehat Hyseni-2Shkruan: Nehat Hyseni

Ideja Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, për ta formuar një grup parlamentar, mendoj se ishte e qëlluar.
Sepse, në këtë mënyrë, si grup parlamentar më i madh në Kuvendin e Kosovës, atyre sipas Kushtetutës së Kosovës u takon e drejta e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Në këtë mënyrë, ky grup parlamentar, meqë ka më së shumti deputetë dhe mund ta krijojë shumicën e domosdoshme prej 61 deputetëve e më tepër, cilësohet si “fitues i zgjedhjeve” të 8 qershorit dhe ka në duartë e veta mundësinë dhe të drejtën kushtetuese për ta realizuar ndryshimin e shumëpritur të qeverisjes së Kosovës.

Poqese do të vepronin ndryshe, dmth po të formonin grupe të veçanta parlamentare, LDK me 30, etj. AAK me 11 dhe Nisma me 6 deputet, atëherë grupi parlamentar i koalicionit të PDK-së do të dilte si grup që do të kishte më së tepërmi deputet, gjithsej 37, dhe do ta fitonte të drejtën e mandatarit, dmth që në afatin prej 15 ditësh ta formoj qeverinë e re.
Po të ishte e kundërta, dmth po të mos ishte formuar ky grup i përbashkët parlamentar, atëherë të drejtën e mandatarit, pas dështimit të koalicionit të PDK-së për ta krijuar mazhorancën prej 61 deputetëve, për shkak se asnjëra parti politike e shqiptarve të Kosovës nuk do t’a mbështeste, atëherë do ta merrte grupi i dytë
parlamentar për nga madhësia, dmth LDK me 30 deputetë.
Në atë rast do të bëhej humbje e kotë dhe e panevojëshme kohe.

Mirëpo, edhepse është e quarto “si loti” se ky koalicion ka më së shumti deputet  hjithsej 47 pa VV-në, kurse koalicioni i PDK-së ka dhjetë deputetë më pak, megjithatë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, mbajtur tështunën, më 12 korrik 2014, në të cilën duhej përcaktuar grupet parlamentare, në bazë të të cilëve
foctë përcaktohej grupimi politik “fitues” i zgjedhjeve dhe e drejta e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Gjithashtu, në këtë mbledhje duhej përcaktuar edhe rendi i ditës së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për datën 17 korrik 2014.
Mirëpo, këtë mbledhje e sfidoi Kryeministri në ikje dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili pretendon se si parti fituese e zgjedhjeve të tetë qershorit duhet shpallur koalicioni i PDK-së dhe pretendon të drejtën e mandatarit, si dhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke pretenduar se kjo është e drejtë kushtetuese dhe pastaj e lëshon demonstrativisht mbledhjen.

Sjellja e këtillë e Thaçit ka për qëllim që ta sfidoj Koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe ruajtjen e të drejtës për formimin e qeverisë Thaçi 3. Madje, koalicionin e përmendur ai e quan me ironi”grumbull muskujsh”, duke pretenduar se përbëhet nga shumë (tri) parti.
Por, Thaçi harron se koalicioni i PDK-së përbën “grumbull më të madh muskujsh”, sepse përbëhet nga më shumë parti se sa koalicioni rival.

Kërcnimet e Thaçit për ta marrë me çdo kusht postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe atë të Kryeministrit, edhepse nuk i ka numrat për të krijuar shumicën e domosdoshme, paraqet tetativë shantazhuese të skenës politike të Kosovës, duke u kërcnuar madje edhe me shpalljen e zgjedhjeve të sërishme, poqese nuk ia arrijnë
qëllimit të tyre.
Prandaj, skenën politike kosovare, si duket, e presin ditë të “nxehëta” politike dhe sfida të vështira.

Këto sfida, si duket, është duke i trimëruar edhe Lëvizja VV, e cila, edhepse ishte propozuese për formimin e koalicionit për ta sfiduar dhe mos lejuar formimin e qeverisë Thaçi 3, megjithatë ka filluar të sillet çuditërisht, duke shtruar kushte shantazhuese, madje ultimative për Koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Ndoshta raportet e ngushta të saja me PDK-në në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe votat pro Shpend Ahmetit, apo ndonjë arsye tjetër, hë për hë e pa njohur për ne, po e ndërlikon dhe komplikon skajshmërisht skenën politike aktuale, duke e sfiduar dhe
kërcnuar edhe me opsionin e fundit, shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Megjithatë, shpresojmë të gjendet një zgjidhje politike dhe të stabilizohet skena politike dhe të mos shkojmë në zgjedhjevtë reja parlamentare, sepse ato do ta dëmtonin shumë ekonominë kosovare, si dhe demokracinë dhe imazhin e brishtë të saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress