Shaban Bajrami, që filmoi takimet e vendlindjes dhe shumë ngjarje në Malësinë e Bujanocit

I lindur në Muhoc, dhe pas shkollimit ka emigruar në Zvicërr,qysh si i ri nga vitet 1970-ta, por krahas integrimit në këtë shoqëri demokratik që afronte Zvicrra, përveqë  punës që bënte dhe familjen   që e ndihmonte.Filloi të merret dhe kyqet edhe me aktivitete të kohës, që zhvilloheshin me një dinamik në Zvicërr, nga diaspora në përkrahje të drejtave për Shqiptarët në Kosovë dhe gjithëandej kundër diskriminimit që po vazhdonte ndaj Shqiptarëve në ngrehinën artificiale që quhej RSFJ.

Me ndryshimet që filluan në Evropën Lindore, baca Shaban, filloi aktivitete konkrete  nga vitet e 1990-ta,  inicoi duke propozuar për themelimin  shoqatës me emrin  ,,GURI I ZI’’, me seli në qytetin ST.GALLEN, që i bie në Kantonin më të njëjtin emër St.Gallen, të Zvicrrës, ku në  kuvendin themelues zgjidhet Kryetar i kësaj shoqate. Kjo shoqata është pritur mirë, për pak kohë, është rritur me anëtarë  dhe u jan bashkuar shumë aktivistë e veprimtarë,duke realizuar shumë aktivitete   që kishte patur një sukses të jashtëzakoshmëm në veprimtarin e shoqatava. 

Baca Shaban, përmes shoqatës  ka grumbulluar ndihma humanitare dhe ka organizuar shpërndarjen e mjeteve e të po këtyre ndihmave solidare për Malësi të Bujanocit. Mjete  jan ndarë në ndërtimin e objektit të shkollës fillore ,,Skënderbeu’’, në Zarbicë e cila ishte djegur në vitin 1993, një kontribut në shumën e vlerës prej 7000CHF, ndihma që u ndihmua aksioni i këshillit të Arsimit dhe kulturës që ka vepruar në kuadër të subjektit politik të Partisë për Veprim Demokratik, Dega në Bujanoc,  ndihmë kjo e dedikuar Arsimtarëve të kësaj Komune.Po ashtu është ndihmuar në shumën e vlerës prej 1325 CHF,u ndihmua familja e Xhemail Limanit, nga Zarbica, e cila pësoi një fatkeqësi trafiku rrugor,jan ndihmuar dy familje që dy anëtarët e tyre pësuan në fatëkeqësin tragjike në Aeroportin e Ohrit, që ndodhi më datën 20.11.1993, etj.

Shaban Bajrami,përveqë  që ishte Kryetar i shoqatës,,GURI I ZI’’, ka dhënë edhe  kontribut të madhë duke grumbulluar edhe shpërndar jo vetëm ndihma familje të ndryshme në Malësi të Bujanocit, apo si që e quan Hashania, por kontriboi  edhe në ndërtimin e objektit të shkollës fillore ,,Skënderbeu’’, në Zarbicë, ai njifet në gjithë Malësin dhe jo vetëm edhe për Studio-n e filmit dhe të fotove që kishte në qytetin ku banonte. Të gjitha këto  të ruajtura e të arkivuara në  DVD të digjitalizuara.

Përmesë objektivit të aparatit fotografik dhe celuloidit të kamerës, ka regjistruar zhvillimet kulturore dhe historike të komunitetit rexhistruar  gjitha aktivitete e zhvillimeve si të demostratave që kishte organizuar Diaspora  gjithë andej Zvicrrës.

Shaban Bajrami, përveqë  shenimeve e rexhistrimeve që i ka punuar me vullnetin dhe gatishmërin solidare, është që i vetmi  për Malësin e Bujanocit, që ka realizuar intervistë përmesë  kamerës me veprimtarin dhe humanistin Ilaz Selimi. Por edhe përmesë filmimit ka shenuar  ditën e tregut në Zarbicë, jetën dhe organzimi i dasmës qysh në vitin 1991. 

Shaban Bajrami, gjithë aktivitet që jan realizuar, duke përfshir filmimet  e takimeve të vendlindjes që nga viti 2005, kur jan mbajtur, dhe asnjë takim të mbajtur si takime të vendlindjes, nuk jan mbetur po filmuar. Jan përcjellur e shenuar edhe aktivitete për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.     

Në cilësin e inciatorit  dhe Kryetarit të  këshillit  të takimeve të vendlindjes  që filloi në vitin  2005, deri në vitin 2009, që  isha në  organizimin e tyre, dhe  pas kësaj kohe, kushdo që ishte bartës i takimeve të vendlindjes është realizuar   filmimi i takimeve të vendlindjes, që edhe më pas  ka vazhduar deri sa jan mbajtur këto takime.   

Në gjithë këtë material të shumtë, janë të filmuara shumë e shumë ngjarje, por sa për kuorizitet po i përmendim disa:

intervistë me veprimtarin dhe humanistin Ilaz Selimi,

Pjesëmarrjen e Tahir Z.Berisha, Veteran i  Arsimit, dhe Mësuesi i parë që hapi shkollën shqipe në Zarbicë në vitin 1946,

Zbullimin e pllakës përkujtimore në Zabicë,nga nxënësit Agron e Albioni, që së bashku me Emin Shabanin, djalin e dëshmorit Sylë Zarbicës, dhe Kryesuesin e KK Bujanocit Jonuz Musliun zbuluan pllakën përkujtimore,

Ditën e tregut në Zarbicë, 

Organzimi i dasmës  në Malësi,

Asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë, ka filmuar musafirë e shumë përsonalitete, jetën dhe gjallërin në Malësi.  

Shprehi falenderim publik për Shaban Bajramin, sepse ishte  i palodhshëm dhe shembull i vullnetit të mirë në  bashkëpunim, bashkëveprim dhe filmimin e aktivitetit të gjithmbarshëm. 

Malësia e Bujanocit, i është mirënjohës për jetë e mot, sepse kontributi dhe angazhimi në këtë veprimtari kaq të begatë, e gjithanshme dhe me rëndësi të veçantë, arkivore e historike, nuk do të mund të bëhej pa vullnet të çeliktë, pa vetëmohim dhe përkushtim siç e ka punuar.

Baca Shaban, në mosh të shtyer i dëshiroj shëndet e jetë të gjatë

Në fundë të shkrimit, njoftoj se pesë DVD-ja jan tek unë të ruajtuara dhe një kasetë, që vetë më ka dhuruar  baca Shaban, e të njëjtat mund të publikohen  në Youtube.

© Refik Hasani

Lini një Përgjigje

Previous post Opinion: Njeriu i vitit 2023 e meriton Albin Kurti 
Next post Mehdi Farshёri – <strong>Kujtime 1913-1933</strong>