Shaip Kamberi: Çështja e Luginës tani është në Senat dhe Kongres

Postimi i z. Shaip Kamberi

Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.
Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.

Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.
Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.
Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Na pret punë e angazhim i pandalur.
Falënderom për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do tē ishtë më modeste.
Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndrruar edhe në kauzë të tij.
Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.
Vazhdojmë më tej.
Vazhdojmë bashkë.

Lini një Përgjigje

Previous post Çka parasheh propozimi franko-gjerman?
Next post Serwer: Asociacion reciprok për shqiptarët e Luginës së Preshevës