Shaip Kamberi: Diskriminimi në Preshevë po vazhdon, institucionet po heshtin

Read Time:2 Minute, 4 Second

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka reaguar për diskriminimin enorm ndaj shqiptarëve në Preshevë

Deputeti Kamberi duke reaguar ndaj diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve, theksin e veçantë e ka vendosur sidomos në padrejtësit në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë si dhe Stacionin policor në këtë qytet

“Ka më shumë se dy muaj që mjekët dhe personeli shëndetësor e teknik që ishin të angazhuar në punë gjatë kohës së pandemisë Covid19 në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, janë lënë në mëshirë të fatit.
Shtëpia e shëndetit në Preshevë po vazhdon të mbetet e vetmja e cila nuk po e realizon Konkluzionin e Qeverisë i cili urdhëron që të gjithë personat e angazhuar në kohë të pandemisë të fitojnë vend të përhershëm të punës në institucionet shëndetësore ku kanë punuar” ka deklaruar Kamberi

Deputeti Kamberi ka bërë të ditur se përveç që i ka njoftuar faktorin ndërkombëtar me këto diskriminime ai gjithashtu i ka shkruar edhe zyrtarëve serb

“Pas njoftimit që ia kam bërë përfaqësuesëve ndërkombëtar dhe letrës që, me 27 nëntor i kam dërguar Kryeministres Brnabic, nga e cila kam kërkuar që të urdhërojë që konkluzioni i Qeverisë që ajo drejton të rrespektohet edhe në Preshevë, as dy muaj më vonë nuk kam marr përgjigje.
Nisur nga kjo, të martën, me 16 janar, iu jam drejtuar Presidentit të shtetit duke i kërkuar që të shrytëzojë kompetencat dhe autoritetin e tij dhe të parandalojë këtë diskriminim të paprecendentë që po i bëhet të rinjëve shqiptar në komunën e Preshevës.Vazhdimi i heshtjes eventuale nënkupton bashkëpjesmarrje në këtë diskriminim” ka vazhduar Shaip Kamberi

“Në Preshevë, për një kohë të shkurtër, jemi ballafaquar me dy raste konkrete të diskriminimit të skajshëm. Shtëpia e shëndetit në Preshevë dhe Stacioni policor në Preshevë, po shndrrohen në institucione të mbyllura për shqiptarët e Preshevës” thot Kamberi duke reaguar edhe një herë për rastin e të diplomuarit në akademinë policore Ahmet Beqiri i cili nuk u pranua në punë në policinë e Preshevës

“Në shkresën dërguar, presidentin e shtetit e kam njoftuar edhe për rastin e studentit të diplomuar të akademisë policore, Ahmet Beqiri, e për të cilin, edhe pse me shkollim të lartë, nuk ka vend pune në stacionin policor në Preshevë”

Në fund, Kamberi mendon se “është koha që të parandalohet ky trajtim i pabarabartë që po i bëhet shqiptarëve të Luginës. Heshtja e institucioneve nënkupton bashkëpjesmarrje. E kur heshtin krerët e shtetit, nënkuptohet që ata vet janë edhe ideatorët e këtij plani”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare, 1878-1912
Next post Shqipëria së shpejti do të pajiset me dronë “Bayraktar”