Shaip Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” është shpallur zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së pakicës kombëtare shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PVD-së dhe lideri i koalicionit, Shaip Kamberi, i cili tha se brenda dy ditësh janë mbledhur 6.319 nënshkrime mbështetëse, ndërsa 5.988 prej tyre janë vlerësuar të vlefshme.
Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë mbështetur listën, si dhe aktivistët që, sipas tij, kanë kontribuar në përmbylljen e procesit.
Lista përbëhet nga 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.
Sipas Kamberit, bazuar në të dhënat e CeSID-it, “Koalicioni Shqiptar” është lista e tetë me statusin e pakicës kombëtare dhe e 17-ta e shpallur në procesin zgjedhor.
Ai ka thënë se marrëveshja e arritur më 29 shtator në Prishtinë, me ndërmjetësimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është konkretizuar tashmë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhje.
“Si prijës i ‘Koalicionit Shqiptar’, e ndiej përgjegjësinë që sjell ky besim. Përkushtimi im mbetet përfaqësimi me dinjitet, mbrojtja e të drejtave dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka shtuar se angazhimi i koalicionit do të dëshmohet përmes punës së përditshme.
Më shumë storie
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Uran Butka – Vuajtja e bukur
Botimi i parё 2019 Nё ditёt e fundit tё tetorit 2026, u takova sёrish me Uraninm ku ai mё dhuroi...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Nesër do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka përcaktuar numrin përfundimtar të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...

Average Rating