SHAIP KAMBERI, në VOTIMIN e PESTË, ZGJIDHET DEPUTET i LUGINËS së PRESHEVËS

Read Time:1 Minute, 55 Second

Në Ternocin e Madh të Bujanocit, në votimin e pestë, në Vendvotimin nr. 6, ka përfunduar  numërimi i votave nga komisionerët, të cilët japin lajmin aktual e historik se politikani kombëtar Shaip Kamberi – kryetar i Partisë shqiptare të Veprimit Demokratik (PVD), deputet dhe ish Shef i Grupit Parlamentar Lugina e Bashkuar -SDA S në legjislaturen e kaluar 2020-’22 në Kuvendin Popullor të Serbisë.

          Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KSHL) me kryesues Shaip Kamberin, ka siguruar 698 vota për kandidantin për deputet Shaip Kamberi, i cili ka marrë 78 vota ma shumë se kufiri fundor i daljes deputet, i sigurimit të mandatit të deputetit për në Kuvendin Popullor të Serbisë.

          Në Ternocin e Madh, sipas regjistrimit elektoral të votuesve, kanë pasë të drejtë vote 1.089 qytetarë gjithsej.

          Në këto zgjedhjet e sotme, të 30 qershorit 2022, në këtë herë të pestë, në Ternocin e Madh, kanë dalë me rezultate të vogla, të dobëta, të ulta, dy partitë e liderëve kryesorë të Serbisë. Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiçit – kryetar aktual i Kuvendit Popullor të Serbisë, ka marrë vetëm 7 vota dhe Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandër Vuçiçit – Presidentit të Serbisë ka marrë vetëm 1 votë, duke provuar sfiden elektorale shqiptare të Ternocit të Madh, sfiden e deputetit shqiptar Shaip Kamberi nga Tërnoci i Madh i Bujanocit, duke provuar këtë humbje të madhe të papame të tyre.

          Gazetari i kahershëm i shtypit shqiptar, atdhetari kombëtar Shqip Kamberi, është njiherit edhe Zv/President i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi- Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), i cili wshtw dekoruar dhe me Çmimin e Madh “Dardania” nw “Takimi i Shkodres, 23 tetor 2022”.

          Tërnoci i Madh është me të vërtet i Madh.

          Faleminderit Tërnoci i Madh i Shaip Kamberit! Faleminderit Shaip Kamberi i Ternocit të Madh! E nderuat vetëvehten si Ternocas, e nderuat Bujanocin e Preshevën me Medvegjë, e nderuar krejt Shqiptarinë!

Iu mbetemi Mirënjohës!

Ramiz LUSHAJ

Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Arifi: Pa zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka marrëveshje stabile mes Kosovës dhe Serbisë
Next post Xhudistët e Kosovës të parët në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’