Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi opozitës: “Unë nuk do të rikandidoj por ju premtoj se do të ju mundi me ekipin e dytë”

Shaip Kamberi opozitës: “Unë nuk do të rikandidoj por ju premtoj se do të ju mundi me ekipin e dytë”

Sot, Kuvendi komunal i Bujanocit mbajti seancëne e 7-të të radhës. Kjo seancë u karakterizua me mjaft debate të nxehta mes partive në pushtet dhe opozitës. Por lajm befasues u dha nga Kryetari Shaip Kamberi, i cili paralajmëroi se nuk do të rikandidohet më për të parin e komunës.

Që një politikani ti mjaftojnë dy mandate në udhëheqje dhe të paralajmëroj vullnetarisht mos rikandidim për të njejtin post janë raste të rralla apo nuk ndodh fare në hapsirat ballkanike. E këtë befasi për opinionin e deklaroi sot në foltoren e Kuvendit të Bujanoc, Kryetari aktual Shaip Kamberi. Deri sa këshilltarët opozitar po e akuzonin për rishikimin e buxhetit, Shaip Kamberi doli në foltore ku deklaroi:

“Mos u merrni me premtimet tona, sepse ne dalim para qytetarëve, edhe ballafaqohemi dhe ju shpjegojmë se për çfarë arsye ka ardh deri te ky ndryshim i buxhetit, dhe gjendjen të cilën e keni krijuar me përjashtime nga puna të punëtorëve shqiptarë, ndërsa ne jemi detyruar nga gjykata t’iu paguajmë të gjitha pagat.Unë edhe ashtu nuk mendoj të rikandidohem për kryetar komune”.

Por në fund, kryetari i Bujanocit, z.Kamberi pati edhe një porosi për opozitën: “Unë nuk do të rikandidoj por ju premtoj se do të ju mundi me ekipin e dytë” .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch