Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi përshëndet vendimin e PDK-së për kandidat nga Lugina e Preshevës

Shaip Kamberi përshëndet vendimin e PDK-së për kandidat nga Lugina e Preshevës

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur vendimin e PDK-së që në listën e saj zgjedhore të ketë dy kandidatë nga Lugina e Preshevës.

“Përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës, të paraqitura edhe përmes fushatës parazgjedhore, janë të mirëseardhura”, është shprehur Kamberi.

“Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Ai ka uruar që Kosova të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch