Shaip Kamberi: Reçaku është e vërteta e Kosovës
Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka përkujtuar masakrën serbe më Reçak në përvjetorin e 25 të saj
“Me qëllimin për të zhdukur shqiptarët në Kosovë, Reçaku në fakt vuri themelet e shtetësisë së Republikës së Kosovës! Viktimat e masakrave atje u shndërruan në martirët e lirisë e pavarsisë së Kosovës!
Sot i kujtojmë me respekt e nderime të gjithë të rënët e masakres së Reçakut me Kosovën si shtetin më demokratik në rajon!” ka shkruar Kamberi
Shaip Kamberi ka theksuar se edhe sot në Serbi vazhdon të mohohet kjo masakër dhe se përmes këtij mohimi Serbia ushqen gënjeshtrën e saj
“Të gjithë ata që në Serbi ende sot mundohen të mohojnë të vërtetat e masakrave të Reçakut, në vend të kërkimfaljes, ende ushqejnë gënjeshtra që sollën gjenocid dhe luftë në Kroaci, Bosne e Kosovë e si e tillë është rrezik për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë!
E kjo, më së paku i duhet Ballkanit Perëndimor!” ka përfunduar deputeti Kamberi
Kujtojmë se Shaip Kamberi, në foltoren e paralmentit serb shpesh ka diskutuar rreth masakrës së Reçakut duke bërë thirrje që fajtorët të dalin para drejtësisë.
Më shumë storie
Bislimi: Diskriminimi, termat nënçmuese ndaj shqiptarëve dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme në Serbi e cila...
Medvegjë: Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër pasivizimit të adresave
Me thirrjet, “Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar të dielën për herë të tretë brenda pak muajve,...
Luginë e Preshevës: Ardita Sinani bën ftesë për një protestë të shqiptarëve në Medvegjë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar për një protestë të shqiptarëve në Medvegjë të Luginës së Preshevës....
Preshevë: Thirrje publike për sanimin energjetik të shtëpive familjare dhe banesave për vitin 2024
Komuna e Preshevës shpall Thirrjen publike për bashkëfinancimin e masave të sanimit energjetik të shtëpive familjare, banesave për vitin 2024....
Igli Hasani: Me Ardita Sinanin do kemi bashkëpunim të shkëlqyer
Pas pritjes që ja bëri në Tiranë kryetares Ardita Sinani, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka...
Ardita Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar pas protestës së sotme për një protestë për identitet e dinjitet....
Average Rating