
Shaip Kamberi: Të unifikohemi në kërkesën për vende të rezervuara në parlament, sikur serbët e Kosovës
Kryetari i PVD-së dhe deputeti republikan, Shaip Kamberi ka kërkuar që shqiptarët në Serbi të janë këmbëngulës dhe të unifikuar me kërkesën për vende të garantuara të përfaqësimit në parlament
Serbia po kalon në një krizë të thell politike, ku përveç protestave opozitare në rrugët e qyteteve serbe tani partitë opozitare po protestojnë edhe brenda parlamentit serb.
Prandaj, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare thuja se janë të pashmangshme të mbahen së shpejti.
Me këtë rast, deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi sot është prononcuar në lidhje me situatën më të re ku ka kërkuar vende të siguruara për pakicat sikurse që këtë të drejtë ja garanton Kosova pakicës serbe
“Koha për vende të rezervuara. Kriza e sotme në parlament, qoftë e dirigjuar apo imponuar, po e çon Serbinë në zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjedhjet për kryeqytet.
Shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare po imponon ndryshim të kushteve dhe sistemit zgjedhorë.
E sistemi i ndryshuar zgjedhorë do të duhet patjetër të trajtojë edhe kërkesat dhe nevojat e pakicave.
Ky do të jetë momenti që shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të garantuara të përfaqësimit në parlament” ka shkruar Kamberi