Home » Sport » Shaqiri e Hadergjonaj startues për ekipet e tyre

Shaqiri e Hadergjonaj startues për ekipet e tyre

Xherdan Shaqiri nuk ka shënuar këtë javë në Premier Leauge  por skuadra e tij ka arritur të marrë një pikë në udhëtim tek Southamptoni që mund të jetë vendimtare në fund të sezonit për të shpëtuar Stoke pa rënë nga liga.

Shaqiri ka qenë në titullar edhe në këtë ndeshje dhe është vlerësuar me notën 6.6.

Ndërsa skuadra e Florent Hadergjonajt është mposhtur në udhëtim nga Tottenhami me rezultat 2:0. Hadergjonaj ka fituar besimin e trajnerit dhe në ndeshjet e fundit është bërë titullar i pa diskutueshëm tek Huddersfield.

Dy shqiptarët e tjerë në Premier Leauge, Mustafi e Xhaka do të kenë një ndeshje po ashtu në udhëtim dhe shpresojnë që ti kthehen fitoreve pas një mini krize që ka kapluar Arsenalin pas dy humbjeve resht nga Man City.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch