SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të ejten një polic u plagos lehtë në një sulme me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.
“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”
Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.
Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Më shumë storie
Ursula von der Leyen do t`i mbledhë në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të organizojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për...
Dështoi takim trepalësh në Bruksel, Bislimi: Pala serbe e kushtëzoi agjendën
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Nuk kishte...
Bashkimi Evropian konfirmon, takimin e së martës mes kryenegociatorëve në Bruksel
BE ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator: “Mund...
Ritchie Torres i reagon Vuçiqit: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’...
SHBA lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor
Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur...
Debati Harris-Trump, kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit
Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me...
Average Rating