SHBA e BE thirrje Kurtit e Vuçiqit: Të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbutjen e tensioneve
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës, thuhet nё komunikatёn e pёrbashkёt tё lёshuar nga BE dhe SHBA.
Nёpёrmjet kёsaj komunikate i bёhet thirrje tё gjithёve qё të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zbutur, pa kushte, situatën dhe të përmbahen nga provokimet apo kërcënimet.
Shtete e Bashkuara tё Amerikёs dhe Bashkimi Evropian nёnvizojnё se mirёpresin garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se nuk ekzistojnë lista të shtetasve serb nё Kosovё, që do të arrestohen apo ndiqen penalisht për atё qё nё komunikatё cilёsohen protesta apo barrikada paqësore.
Njёkohёsisht porosisin se sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Porositet gjithashtu se Brukseli dhe Uashingtoni po punojnё me kryeministrin Albin Kurtin si dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq nё gjetjen e zgjidhjes politike për të zbutur tensionet dhe për të rënë dakord për rrugën përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale.
“Ne gjithashtu presim që Kosova dhe Serbia t’i kthehen krijimit të njё mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre. Të gjitha detyrimet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë”, thuhet nё komunikatёn e pёrbashkёt tё amerikanёve dhe evropianёve.
Konfirmohet gjithashtu mbështetja e SHBA-ve pёr punёn e EULEX-it, i cili, siç nënvizohet në komunikatë, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo sipas komunikatës sё lёshuar, përfshinё, në veçanti, garancitë e gjykimit të drejtë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e barabartë për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Average Rating