SHBA: Shtëpia e Bardhë tërheq vendimin për ngrirjen e fondeve federale
Administrata e presidentit Trump tërhoqi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi nxiti paqartësi të gjerë dhe sfida ligjore, në të gjithë vendin.

Vendimi i shpërndarë të hënën në mbrëmje nga Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin nxiti paqartësi mbi burimet e rëndësishme financiare për shtetet, shkollat dhe organizatat që mbështeten në fondet prej triliona dollarësh nga Uashingtoni dhe e vuri në vështirësi Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar se cilët subjekte mund të prekeshin ose jo nga pezullimi i financimeve.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Zyra për Menaxhimin dhe Buxhetin tërhoqi urdhrin të mërkurën përmes një njoftimit të shkurtër që i dërgoi agjencive dhe departamenteve, por nënvizoi se urdhrat ekzekutivë të presidentit Trump që kanë si objektiv shpenzimet federale në fusha si diversiteti, barazia dhe përfshirja si dhe ndryshimet klimatike, vazhdojnë të jenë në fuqi.
Zyrtarët e administratës thanë se vendimi për ndalimin e huave dhe ndihmave ishte i nevojshëm për të kryer një proces rishikimi për t’u siguruar që shpenzimet përputhen me urdhrat e fundit ekzekutivë të Trumpit.
Urdhri ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 17:00. të së martës, por u pezullua nga një gjykatës federal të paktën deri të hënën pas një seance gjyqësore urgjente të kërkuar nga grupet jofitimprurëse që marrin fonde federale.
Po ashtu, pritet të depozitohet një padi tjetër nga prokurorët e përgjithshëm në shtete që drejtohen nga demokratët.
Më shumë storie
Reuters: Avokatët e Thaçit kërkojnë lirimin nga akuzat për krime lufte
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë deklaruar sot para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë se ai...
Hagë: Përfundon mbrojtja e Thaçit, vazhdon e Veselit
Ka përfunduar dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Sot janë...
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Prokuroria në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar që katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me...
LIBËR ME VLERA TË LARTA STUDIMORE
Hysen IbrahimiSuedi, Förslöv, 16.01.2026Titulli: “Kritika letrare – Vlerësime, trajtesa” (2026)Autori: Prof. Fetah Bahtiri Sot doli nga shtypi libri më i...
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...

Average Rating