Shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares
Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.
Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.
Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, Këshilli Organizativ i shoqatës së IshBrigadës 138 “Agim Ramadani”, mban Manifestimin “DITËT E SHQIPES” 2024, i cili organizohet nën patronatin e Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.
Për të shënuar këtë ditë do të mbahen homazhe, kurse manifestimi qendror ‘Ditët e Shqipes’ 2024, mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare në Komunën e Gjakovës.
Më shumë storie
“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”
Mbreti i Shqiptarëve Zog I-rënë fokusin esurvejimit, shtypit, propogandës, hamendësimit, mitevee të vërtetave Pak fjalë për fuqinëimponuese ekonomiko-politike të Italisë...
Këndvështrimi i një gazetari për rusët dhe Rusinë
Eshref Ymeri Vladimir Pozner ka lindur në Francë në vitin 1934, është gazetar rus dhe amerikan, drejtues emisionesh radiotelevizive, publicist,...
Prenkë Gjetaj, ishte dhe mbeti plotësisht luftëtar në shërbim të çështjes së Lëvizjes Kombëtare
Prenkë Gjetaj, ishte dhe mbeti plotësisht luftëtar në shërbim të çështjes së Lëvizjes Kombëtare, të luftës së saj properëndimore, kundër...
Doli nga shtypi libri i titulluar ”ATDHE O TOKA IME” e autorit Xelal Ferizi, Kryetar i Grupit Organizativ të demostratave të vitit 1981 në Mitrovicë
Hysen Ibrahimi, Redaktor i librit Mitrovicë, 20 qershor 2024 Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”ATDHE O TOKA IME”...
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare
Nga Skënder Sadri KAPITI Lidhja Shqiptare e Prizrenit prezantoi dhe paraqiti para botës moderne ekzistencën e kombit shqiptar dhe e...
Ramush Haradinaj: Masakra e Tusuzit dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat serbe me 26...
Average Rating