Home » Lajme, Vendore » Shfaqet filmi dokumentar “Luginë e ëmbla Luginë”, me regji dhe skenar të Granit Ajdinit

Shfaqet filmi dokumentar “Luginë e ëmbla Luginë”, me regji dhe skenar të Granit Ajdinit

Të premten, me datë 18 gusht me fillim nga ora 20:00, në qendër të qytetit, Në objektit e kuvendit të komunës së Preshevës, shfaqet filmi dokumentar “Luginë e ëmbla Luginë”, me regji dhe skenar të Granit Ajdinit.
Ky film është mbështetur nga komuna e Preshevës,
Ftojmë qytetarët e komunës së Preshevës, e sidomos të rinjtë që të vinë dhe të përcjellin këtë film dokumentar.
Autori i dokumentarit, Granit Ajdini në profilin e ti në facebook rreth filmit shkruan:
Të premten 18 gusht 2017 në ora 20:00 në qendër të Preshevës shfaqet premiera e filmit dokumentar “Luginë e ëmbla Luginë”. Ky dokumentar ka për qëllim ndalimin e migrimit, luftimin e propagandës që në luginën e Preshevës nuk ka të ardhme. Duke sjellur analiza të ndryshmë nga të intervistuarit, tregohet se me cilat forma egsiston mundësia për gjallërimin ekonomik, duke nxitë diasporën për investimet e tyre. Gjithashtu në këtë dokumentar shfaqen raste të sukseshme nga bujq, blegtorë, afaristë dhe studentë, të cilët janë të kënaqur që punojnë dhe jetojnë në Preshevë. Ky dokumentar është realizuar me skenar dhe regji të Granit Ajdinit, kurse komuna e Preshevës e ka mbështetur këtë projekt. Ju ftojmë ta ndiqni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch