Home » Lajme, Opinione » Shkas; KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Shkas; KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Xharra foto 2015-1Edhe do fjalë për  Hysamedin  Ferajn .

Një lexues shkruan: “ Analize me negative se kjo e H.Ferajt nuk kam hasur keto kohet e fundit.Nuk po kam shum kohe qe “bithperpjetesit” Hysamedin,tja nxjerri laknat ne shesh,duke u bazuar vetem tek shkrimet e Rilindasve tane te te gjitha feve. Aferim bre “Abdullah” Feraj. “ Kurse një analist,  bashkëmëndimtar i “ klanit “ të Abdi Baletës & Co , qahet dhe vajton” Vepra e Dr. Ferajt është, pa asnjë dyshim, një ndër kontributet më esenciale që është shkruar ndonjëherë në këtë lëmi në gjuhën shqipe. Ndër botimet e ngjashme shqiptare, Skica i kapërcen me pashë të gjitha veprat e botuara më parë dhe, të paktën deri sot, të gjitha që janë botuar pas saj, dhe me keqardhje thotë…  “Shpresoj që heshtja e padrejtë dhe e padenjë që e ka mbështjellur këtë vepër dhe autorin e saj, Dr. Hysamedin Feraj ka të bëjë me botimin rishtazi të veprës; por druaj që ajo varet nga fakti se shumë vetë mund të jenë ndjerë të provokuar nga ajo, nga naiviteti, keqkuptimi ose ngase e kanë mizën nën kapele.”  Mëtimi i tij vajtues.!
Ç`deshi bashkëmendimtari i Ferajt “Kur çuni i përrallës bërtet që “mbreti qenka lakuriq”, të tjerët reagojnë dhe mbreti ikën.”  ; demek Hysamadini na e “zhveshi” Skënderbeun , populli “ reagoi” dhe Skënderbeu “ iku “ . Jo . ore nuk zhveshët Skënderbeut ; atij iu shtuan parzmoret elektronike më të sofistikuara të cilat do ta mbrojnë deri në pafundësi .
“Me kriteret e sotme kombëtare, Skënderbeu, Duhani dhe Henriku i VIII do ta kishin të vështirë ta nxjerrin pasaportën, pasi secili prej tyre ose ish i martuar me tjetër kombësi, ose e kish të paktën njërin prind të huaj.” e thoshin nëpër xhami ( si mundet një hoxhë që tërë jetën e tij , as nga prindët e as nga shkollimi arabo-turk , nuk ka “mësuar” kurrë për Skënderbeun) , në ndërkohë e mësoja se ata e lexonin
Hysamedin Ferajn, dhe ishin të porositur që të bërtasin sa më shumë e me zë sa më të lartë ,në mënyrë që të binden edhe porositësit , se fjala e tyre e “mori dhenë “.
Feraj , shoku i pendës i Abdi Baletës ,( mu si farkëtari e rrahin të njejtën çdo  ditë ): “ Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët mysliman të rrethit të Krujës.” Pyetja vetën se nga po na “frymëzohen” këta gjakshprishurit , që me këtë fjali na i mbushnin të gjitha “raftet dhe fiokat “ informative.? Unë , jo: sepse e njihja”këshilltarin “ e Albin Kurtit, Hysamedinin. Për atë  Albini nuk e fliste asnjë fjalë kur në parlamentin e Kosovës i ulej afër “shamiverdha”.

Hysamedini frikohej se mos vallë edhe ne si : “Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë ‘si Skënderbeu!’ .
Hysamedini i kishte “premtuar” Erbakanit në Stamboll ( kur ishin së me Abdi Baletajn ) se: “Prandaj debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin ose përshkrimin e Skënderbeut real, por me vlerësimin e përdoruesve të sotëm të Skënderbeut. Debati për Skënderbeun nuk ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propozohen sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike, tjetra, katolikocentrike, që vë në qendër fenë katolike ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të katolicizmit botëror. “ Hajde Eruakan hajde , po i pasur paske qenë !

Thjesht Hysamedini nuk dëshiron që shqiptarët da duan vetën “që vë në qendër shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit shqiptar’ . Mu si në kohen e Sulltan Hamitit  , kur ai e urrente shërbimin e shqiptarëve për vetveten por i donte shqiptarët si elementin më besnik në perandorinë e tij islamike ( për 32 vjet , aq sa ishte si pejgamer )
Hysamedinajve iu pengon “Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve “ nga frika  se “preken si mjet për t’i shty të kthehen në katolik.” Dm.th. nëse je shqiptar duhesh patjetër të jesh turk.
Hej , hej , po ku po i gjeni këto “Mirëpo dihet se Skënderbeu dhe Dukagjinit nuk kanë shkuar aq mirë – se p.sh. Skënderbeu iu nënshtrua Vatikanit pa marrë parasysh rrjedhojat për vendin dhe popullin e vet, ndërsa Dukagjinasit menduan për vendin e popullin shqiptar pavarësisht ambicieve të Vatikanit, Skënderbeu kish miqësi familjare e politike me serbët, ndërsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishëroi pse kundërshtonin politikën shkatërrimtare të Skënderbeut. Pra, dukagjinasit nuk i ka dashtë shumë Vatikani dhe i ka dashtë populli; Skënderbeun nuk e ka dashtë aq shumë populli por e ka dashtë Vatikani. Rryma e sotme katolike do të harroj Dukagjinasit dhe të glorifikoj Skënderbeun krejt pavarësisht ndjenjave të popullsisë katolike shqiptare. “ as  “Historia e Skënderbeut” e shkruar nga serbet nuk e thotë këtë.
“Pas leximit të “Skicë e mendimit politik shqiptar”, ky respekt më është forcuar edhe më. E them me plot gojën që “Skicë e mendimit politik shqiptar” është njëra ndër punimet më sfiduese dhe më interesante që është shkruar ndonjëherë në lëmin e politologjisë shqiptare. “ – shkruan  një analist gjakovar i prekur nga klani i Abdi Baletës”
Kritiku i shkrimit thotë : Te lexuesi shqiptar, i shkolluar në frymën e konvenancave të imponuara a të vetzgjedhura historike, efekti i parë që e krijon “Skica e mendimit politik shqiptar” është stepja, çmëria. Apo ç’të thuhet për këto citate: “Shembulli që e qartëson me kthjelltësinë më të madhe këtë kuptim të termit serbofil është Isa Boletini….. Isa Boletini është rasti më i dokumentuar i zbatimit të programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarëve si vegël e lojtar i lojës politike të qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarëve…. (fusnota, fq. 124). Ose: “Skëndërbeu, Pjetër Bogdani etj., u ndodhën jo thjeshtë krahas Perëndimit, por krahas sllavëve, krahas serbëve e rusëve, krahas armiqve kryesorë sipas konceptit nacionalist shqiptar, në luftë kundër Perandorisë osmane” (fusnota, fq. 83).  Ose, ca më mirë: “….. Skënderbeu….., nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman….” (fusnota, fq. 84). “

Historinë e idesë politike shqiptare autori e sheh të ndarë në dy vija, në vijën e urtë që e pranon të keqen e largët, si dhe në vijën që, për shkaqe të nduarduarshme, e lufton atë, duke e disfavorizuar në planin afatgjatë orvatjen e kombit shqiptar për mbijetim.  Feraj ndalet p.sh. gjerë e gjatë te periudha e pushtimit turk, që ai e sheh si fenomen tejet domethënës për fatin historik të kombit shqiptar. Për të, pushtimi turk qe e keqja e vogël, momenti që e ndaloi triumfin e plotë e të papenguar të së keqes së madhe dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve nga mbretëritë e forta serbe e greke. Rrjedhimisht dhe logjikisht, shpëtimtare e Shqipërisë nuk qe “vija skëndërbegase” për luftë kundër Perandorisë Osmane po përkundrazi, vija që e infiltroi perandorinë, duke ia stopuar tkurrjen territoriale etnitetit të ndrydhur shqiptar.
Sa të  “mençur “ që jemi , kur jemi me trup në shqiptari e me kokë në tradhti. Mjerë ne.

Fahri Xharra. 25.08.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress