Shkëmbim zjarri mes policis së Kosovës dhe kontrabandistëve në veri, një serb arrestohet

Read Time:1 Minute, 35 Second

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën në Në Zubin Potok, një serb të dyshuar për përfshirje në veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kontrabandë me mallra”. I arrestuari që po barte kafshë me kamion nga Serbia në mënyre ilegale, kishte shtënë me armë në drejtim të policisë. E në kundërpërgjigje, policia kishte shtënë në drejtim të tij. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, asnjëra palë nuk ka pësuar lëndime, njofton polica.

“Gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve policore, zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, sot më 30.12.2023 rreth orës 06:15, në fshatin Bube të Zubin Potokut, kanë vënë re lëvizje të dyshimta të disa automjeteve. Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur vetën dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë  i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë dhe kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit: D.I., (viti i lindjes 1981, mashkull serb kosovar nga Z.Potoku). Gjatë shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët policorë dhe i arrestuari nuk kanë pësuar lëndime”, njofton polica.

Gjatë kontrollit të kamionit, thuhet se janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë IPK-në dhe për rastin është njoftuar prokurori.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti kundrejt dy veprave penale: ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’. Ndërsa kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, njofton pPolicia e Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha
Next post KosovaLindore.com ua uron Vitin e Ri 2024