Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike

Read Time:2 Minute, 28 Second

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, kalon në varësi të Skënder Gjinushit, Drafti bie ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Akademisë së Shkencave

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur tashmë vendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike duke i dhënë plotfuqi Akademisë së Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi.

“BalkanWeb” ka siguruar projektvendimin nga burime pranë MAS, i cili pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave, e cila merr dhe të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Kjo VKM që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe me ligjin për Akademinë e Shkencave.

VENDIMI

1.- Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

2.- Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

3.- Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së Studimeve Albanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre.

4.- Akademia e Studimeve Albanologjike ka këto detyrime:

a).- Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë të studimeve, për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, që plotësojnë kriteret ligjore për transferimin e studimeve, në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme.

b).- Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë në dispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 Gusht 2023.

c).- Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen nga doktorantët përkatës, brenda datës 08 Shtator 2023.

d).- Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore, në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për arkivat.

e).- Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

5.- Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

6.- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, për zbatimin e këtij vendimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Motivet dhe argumentet  bindëse të Skënder Kapitit për rikthimin e Lulzim  Bashës</strong>
Next post Pas tensioneve të paradites, situata në veri të Kosovës është e qetë