Home » Kulturë » SHKRIMTARI BARDHYL XHAMA, NDEROHET ME ÇMIMIN “TASIM GJOKUTAJ”

SHKRIMTARI BARDHYL XHAMA, NDEROHET ME ÇMIMIN “TASIM GJOKUTAJ”

B.Xhama, me nipin e tij, Orest ShalariB.Xhama, me nipin e tij, Orest Shalari (Tiranë, 16 nëntor 2014)

 

Tanimë, emri i  shkrimtarit Bardhyl Xhama,”Mësues i merituar”, është bërë ndër më të njohurit në vendin tonë e më gjerë, sidomos në letërsinë për fëmijë. Për ta nderuar dhe evidentuar ndihmesën  e tij në këtë drejtim, në mjediset e Panairit të 17-të të Librit “Tirana-2014”, u organizua një ceremoni e bukur. Ishin të pranishëm famijarë të tij, poetë e shkrimtarë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike.

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e Shtëpisë Botuese Toena”, Irena Toçi. Ajo theksoi se  botimet e shumta dhe të disallojshme të Bardhyl Xhamës janë bërë shumë të dashura, ndër të cilat dallohen ato  me rrëfenja dhe që pëlqehen aq shumë nga lexuesit e vegjël. Prandaj, kjo shtëpi botuese e ka cilësuar librin e tij, “Gota e lumturisë”, më të mirin për vitin 2013.

Më tej, kryetari  i Shoqatës së Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi, foli shkurtimisht për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit Bardhyl Xhama. Ajo është mjaft e pasur, si me ndihmesën e tij, mësues e drejtues në shkolla, metodist e publicist i shtypit pedagogjik, por dhe me botimet e tij të çmuara në fushën e edukimit, pedagogjisë e didaktikës. Nuk është e rastit që atij i është dhënë titulli “Mësues i merituar” etj. Por me  rëndësi është edhe se ai ka merituar disa çmime letrare kombëtare. Kështu, nga 15 libra të botuar, 10 prej tyre kanë marrë çmime të tillë. Është për t’u përmendur se, në 70-vjetorin e lindjes, mori “Çmimin e Karrierës”.

Pjesëmarrës në ceremoni B Xhama

 

Pjesëmarrës në ceremoni…

 

Në këtë Panair, B.Xhamës iu dha Çmimi “Tasim Gjokutaj”, për librin për fëmijë ”Gota e lumturisë”, përgatitur e venë në qarkullim nga SHB “Toena”. Dokumentin përkatës ia dorëzoi, arsmitari e studiuesi leksikograf, poeti e shkrimtari Sadulla Zendeli-Daja. Ai e krahasoi shkrimtarin Bardhyl Xhama, me krijuesen e njohur të Suedisë, ku Daja jeton dhe krijon tash 50 vjet, Astrit Lingren. Ky libr përmban 53 rrëfenja për fëmijë dhe është shoqëruar me një recension nga shkrimtari i ndjerë, Skënder Hasko.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbresëlënëse, shkrimtari B.Xhama i falënderoi përzemërsisht, si pjesëmarrësit e folësit dhe premtoi që, megjithëse i ka kaluar 80 vjetët, nuk do të rreshtë së krijuari e punuari për ta pasuruar kolanën e tij me rrëfenja, “Shtëpia pa libra, si trupi pa shpirt”, me botime sa më të bukura, sidomos për lexuesit e vegjël shqiptarë.

Tiranë, 18 nëntor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress