Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025
Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në marrjen e një vendimi nga Institucionet e Kosovës
Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton gjithë opininin shqiptar se demostrata që është planifikuar të mbahet më datën 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit është shtyrë. Pas konsultimeve që ka bërë kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe këshillat nga miqtë tanë nga politika amerikane dhe ajo gjermane kemi ardhur në përfundim që ta bëjmë shtyrjen e demostratës.
Demostrata shtyhet deri në marrjen e një vendimi nga Institucionet e Republikës së Kosovës,Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore e Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.
Pasi të kemi një vendim do të marrim hapat e mëtutjeshem. Po ashtu shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë intelektualët që në vitin 2025 na ndoqën me përkushtim të madh ku vetëm mbrenda këtij viti Shoqata “Trojet e Arbrit” mbajti 3 sesione të mëdha shkencore, 4 akademi promovuese dhe botoi 3 vepra enciklopedike me 1600 faqe material shkencor.
Kryesia e Shoqates “Trojet e Arbrit”-Nue Oroshi Kryetar
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq
Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...

Average Rating