Thirrje Publike
Shoqata “Vatra” përkrahë protestën që është organizuar në Preshevë më 11.05.2013, ku i bëjmë thirrje popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Kosovë të marrin pjesë në protestë.
Qëllimi qëllimi i protestës është, të kerkojmë nga Gjykata e Apelit në Beograd, e cila më 13 maj do të mbajë një seancë gjyqësore, të liron shqiptarët e dënuar si grupi i Gjilanit, sepse janë të pa fajshëm.
Si dhe qëllimi i protestës është ti bëhet me dije faktorit ndërkombëtarë, se shqiptarët e Luginës së Preshevës duan të njëjtin status sikurse serbët në Kosovë.
Gjilan 10.05.2013 Zyra për Informim
Kushtrim Kadriu-zëdhënës