Home » Opinione » Shoqëria Civile Bujanoc: Shkollat shqipe, si në kohë komunizmi

Shoqëria Civile Bujanoc: Shkollat shqipe, si në kohë komunizmi

shkoplla ekstremeEmërimi dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave, me mësim në gjuhën shqipe, sidomos në Komunën e Bujanocit, ka arritur kulmin e injorancës, shantazhimit, politizimit dhe papërgjegjësisë ekstreme.

Drejtorët “vikend”, siç i kanë quajtur disa medie, udhëheqësit e shkollave shqipe, jo vetëm në Komunë të Bujanocit, e kanë sjell arsimin shqip, si në kohën e ferrit të kuq komunist.

Pushteti multietnik i Komunës së Bujanocit, i cili është “bythë e brekë” me Këshillin Nacional e Ministrinë e Arsimit të Serbisë, ka politizuar tej mase gjendjen e udhëheqjes së shkollave, kuadrove arsimore etj, duke e degraduar, deri në palcë, sistemin arsimor në këtë rajon.

“Pëlqimi” si formë e kriteriumit nga ana e organeve shkollore, komunale e shtetërore, na kujton kohën e komunizmit dhe ish formulën e kobshme të “përshtatshmërisë moralo-politike” të komunizmit për zgjedhjen e kuadrit arsimor dhe drejtorëve.

Këto kriteriume të orkestruara nga udhëheqja institucionale, ka sjell nëpër shkolla drejtorë pakurrizorë, të papërgjegjshëm dh servilë partiakë. Rasti i fundit i mosdhënies së pëlqimit nga Ministria për drejtorin e Shkollës Fillore “Migjeni”, në Muhoc, është një shembull i pashembullt….

Bllokimi i librave shqip, në doganën e Preshevës, donacion me vlerë rreth 200 mijë euro nga Ministria e Arsimit të Kosovës, është pikërisht, i lidhur me mungesën e seriozitetit dhe aftësisë institucionale pushtetare e arsimore, në të cilën ndodhet Komuna e Bujanocit.

Ndikimi i politikës ditorë nëpër shkollat shqiptare dhe sundimit arbitrar të pushtetit, mbi këtë sferë të ndjeshme të shoqërisë sonë, ka arritur për 3-4 vjet të zvogëlohet dukshëm numri i nxënësve dhe paraleleve të shkollat shqipe.

Statistikat flasin se rënia drastike e nxënësve shqiptarë, vjen si rezultat i politikës së keqe të qeverisjes komunale dhe udhëheqjes së dobët të shkollave, nga kuadro strukturash partiake të pushtetit.

Nëse vazhdohet me këtë trend të zvogëlimit të nxënësve dhe paraleleve, shumë shpejt fati i Shkollës Fillore “Skënderbeu”, në Zarbicë, do t’i gjej edhe disa shkolla të tjera, të Luginës së Preshevës, që janë në prag të mbetjes pa nxënës dhe arsimtarë.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress