Home » Kulturë, Lajme, Opinione » Shotë Haklaj Refreni i Përjetshëm i Këngës së Lirisë

Shotë Haklaj Refreni i Përjetshëm i Këngës së Lirisë

Pavdeksia Eshtë Mbiemri Juaj i Dytë. Në të gjitha liritë njerëzore më e shenjta, më themelorja dhe më sublimja është liria e fjalës. Ajo është një vijë demarkacioni mes tiranisë e civilizimit, mes demokracisë e diktaturës, mes tiranëve që mundohen ta prangosin atë dhe burrështetasve të kombeve të lira, të cilët e garantojnë me ligj lirinë e fjalës dhe e konsiderojnë atë një vlerë të shenjtë e të paprekshme. 18 vite më parë gazetarja dhe e dashura e fjalës së lirë u vra barbarisht nga oktapodi kriminal i pushtetit, segmentet e të cilit i mbijetuan ndryshimit të sistemit dhe goditën këdo që kishte për mision fjalën e lirë dhe vendosmërinë për tu rreshtuar pamëdyshje në krahun e atyre që aspirojnë lirinë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe modelin e shoqërive të civilizuara dhe të iluminuara të hapsirës së Botës EuroAtlantike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch