Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » Shpallet Situata e Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës

Shpallet Situata e Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës

Sot në mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit, merren këto konkluzione:

1. Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e Situatës së Jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e Komunës së Preshevës .

2. Autorizohet drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.

3. Urdhërohen Ordinancat private në Preshevë që të informojnë Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo rast të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19.

4. Autorizohet kryeshefi i administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për puntorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.

5. Urdhërohet ndalimi i punës së restorantëve, kafiterive dhe objekteve të gastronomisë prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme

6. Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të
Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbise numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.

Vendimet hynë në fuqi nga sot.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch