Home » Lajme » Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për këtë përmes Facebookut, duke thënë se e ka pranuar dorëheqjen e tij.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj ka shkruar se e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së Maxhunit.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në fund Haradinaj ka thënë se “gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch