Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR ËSHTË I LIDHUR PËRJETËSISHT ME SHPIRTIN E POPULLIT AMERIKAN

SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR ËSHTË I LIDHUR PËRJETËSISHT ME SHPIRTIN E POPULLIT AMERIKAN

Suedi/Förslöv, 01.01.2018

Që nga kohët e vjetra të popullit shqiptar e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka lindur dilema që të mbahet përherë lidhja e vjetër shpirtërore me popullin Amerikan – lidhje kjo e cila ka dëshmi e qartësi – sepse ekzistenca e popullit Shqiptar në këto troje lidhet drejtpërsëdrejti nga përkrahja e presidentëve amerikanë si:

Po të mos ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bindur se nuk do të ekzistonte as populli Shqiptar, duke e ditur se me çfarë armiqsh kemi qenë të rrethuar dhe ende jemi.

Lirinë që sot e gëzon populli Shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare, ia dedikojmë kryesisht dhe rrënjësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kushdo që del kundër vlerave demokratike botërore të SHBA-së, ai nuk është në linjë me shpirtin dhe idealin e popullit Shqiptar.

Nuk do të ketë forcë as trillim që do të mund të na ndante me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Ka perënduar ajo kohë njëherë e përgjithmonë – se shqiptarët kinse mund të tradhtohen.

Viti 2018 është vit në të cilin e presin shumë sfida popullin Shqiptar dhe Kosovën, që rol udhëheqës dhe vendimtar, së bashku me ne, duhet t’i kemi patjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, jemi të bindur se një ditë do të realizojmë ëndrrën e rilindasve tanë të vjetër dhe presidentit historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës – unitetin kombëtar shqiptar.

URIME DHE GËZUAR 2018!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE POPULLIN SHQIPTAR!

Hysen Ibrahimi

Kryetar i ShoqatëssëShkrimtarëvedheArtistëveShqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”- Suedi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch