Shqipëri: Përplasje në Kuvend, deputetët e opozitës djegin karriget
Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të hënë seancën plenare ndërsa deputetët e opozitës u rreshtuan para foltores në shenjë proteste pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Garda e Republikës u rreshtua para foltores, ndërsa deputetët hodhën sende drejt kryeparlamentares Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi seancën duke njoftuar vakancën e krijuar pas arrestimit të Salianjit për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.
Në lidhje me urdhrin e ekzekutimit të vendimit penal për deputetin Salianji, Spiropali tha se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në rastet kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Pas shpalljes së vakancës, Kuvendi njofton KQZ për zëvendësimin e deputetit.
Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kanë nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit dhe iu kanë vënë flakën.
Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit duke kërcënuar hyrjen e parlamentit. Garda fiku flakët.
Pas djegies së karrigeve, deputetët e opozitës u rikthyen sërish në seancë. Spiropali u bëri thirrje deputetëve të opozitës t’ i rikthehen normalitetit. Ajo deklaroi se Kuvendi nuk ka lidhje me vendimet e gjykatave.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi ndërprerjen e seancës, kërkesë kjo që u miratua nga kryeparlamentarja, e cila njoftoi 10 minuta pushim.
Më shumë storie
Kauzat e protestave: “Fund tranzicionit”, ”Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re” për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Në mbi njëqnd vite Pavarësi Shqipërisë,politikës së Tiranës nuk i ka intersuar seriozisht Çështja kombëtare shqiptare, as...
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Katërshja, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për t’u dhënë titullin “Qytetar Nderi”...
Shqipëria për Banjskën: Nuk mund të ketë paqe dhe normalizim pa përgjegjësi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar përgjegjësi të plotë për sulmin e 24 shtatorit 2023...

Average Rating