Shqipëria:  Kundër  “disa” politikanëve   që thonë  jo Basha  kryetar i PD; kur  guximi, vizioni dhe alternativa e tij janë zgjidhja

Read Time:5 Minute, 34 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë alternativën që parashtron Basha e kuptoj kështu, dhe  përgjigjen time po  jap në formë pyesori: a duhet të ndahemi nga e shkuara dhe nga tranzicioni; a duhet të cmontojmë sistemin e korrupsionit; a duhet bërë dekomunistifikimi dhe dekorruptimi i politikës; a duhet bërë VETTING-u i politikës dhe dhëne a duhet dhene mbeshtetje Vetting-ut të drejtësisë; a duhet që përfaqësuesit e popullit,  deputetët e kuvendarët t’i zgjedhë demokracia e ligji dhe jo  korrupsioni, servilizmi dhe autokracia, pra jo kryetari i partisë ; dhe a duhet mbështetur politika  proSHBA-ve. Dhe a nuk janë këto zgjidhja  që kërkohet dhe që si alternativë e program e ka Basha?

Kundër “disave” politikanë  që thonë jo   Basha  kryetar i PD, kur vizioni dhe alternativa e tij janë zgjidhja e duhur dhe kur ai është  edhe partneri më i besueshëm i SHBA-ve, kur askush tjetër nuk e pati dhe nuk e ka guximin intelektual për t’u përballur e sfiduar me të këqijat korruptive e me zullumet publike të llumit të politikës së vjetër.

Takimet e të rinjve me Lulzim Bashën shprehin  besim e  shpresë te Partia Demokratike  për ndryshimin, gjë e cila ka shqetësuar shumë politikën e vjetër , foltoren , rilindjen socialiste dhe politikanë mjeranë e servilë, intelektualë sahanlëpirës e mediatikë mercanarë dhe oligako-politikën.

Dhe të rinjtë e opinioni ftojnë Bashën në takim, dhe kjo detyrimisht i imponon atij që të vazhdojë dhe të kandidojë për drejtimin e Partisë Demokrtike.

KUR TË RINJTË DHE INTELEKTUALËT E MIRËFILLTË FTOJNË BASHËN  ATËHERE KJO IA IMPONON ATIJ PUBLIKISHT DHE DEMOKRATIKISHT  TE DREJTËN QË TË VAZHDOJË APO EDHE TE RIZGJIDHET KRYETAR I PD-SË. 

Dhe është përgjegjesi dhe detyrim moral, intelektual, politik  e qytetar që Basha  t’u jetë mirënjohës respektit  publik që të rinjtë dhe demokratët kanë për të. Dhe  prandaj edhe Basha po u përgjigjet ftesës së të rinjve dhe realitetit për cfarë ata pyesin, shqetësohen dhe që kërkojnë alterntivë për zgjidhje.

Rinia, realiteti dhe koha ftojnë rikthimin e Bashës.

Pas zgjedhjeve të14 Majit 2023, ajo se cfarë u konstastua është  pjesmarrja e ulët në votime e cila tregon se qytetaret shqiptarë janë të zhgënjyer nga politika dhe se ata e kanë humbur besimin te ajo dhe te politikanët shqiptarë.

Ata që nuk shkuan në votim më të shumtët ishin elektorati i djathtë , pra demokratët.

Demokratët nuk shkuan në votime pasi pas vendimit të gjykatës e cila njohu si Parti Demokratike atë institucionale  me kryetar Bashën; dhe pasi për ditë e më shumë po kthjellohen jo vetëm demokratët por edhe rinia e opinioni publik, ata po ndërgjegjsohen se demokratët  me Berishën dhe me grupin foltorist antiSHBA kurrë nuk ndëshkohet Rama, dhe    demokratët nuk vijnë në pushtet.

Duke parë realitetin politik , të rinjtë kudo në Shqipëri kanë nxjerrë konkluzionin se Basha është politikani vizionar e misionar për të drejtuar opozitarizmin për rrëzimin e korrupsionit dhe të sistemit kriminal të tij që e ka montuar “Trekëndëshi i Bermudës”.  Dhe prandaj ata e ftojnë Bashën në takime për të dëgjuar vizionin, programin dhe alternativën e tij. Basha alltenativën e tij e ka shpalosur edhe ne fushatën elektorale të vitit 2021 dhe megjithë kundërvënien e të gjiithë politikës së vjetë, blerjes se votes nga pushteti  dhe të arsenalit korruptiv të mediatiko-oligarkisë kundër tij, Basha arriti rezultat të jashtëzakonshëm.

Basha edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 paraqiti programin e vizionine tij per cmontimin e “Trekendëshit të Bermudës”por në ato zgjedhje haptazi dhe tejet egersisht kunder Bashes, kunder SHBA dhe PD-së institucionale shpërtheu Berisha e Ilir Meta. Dhe po kjo aleancë puciste antiPD e anti Basha u pa edhe në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Të rinjtë dhe elita e re politike shqiptare shohim me besim te Basha sepse ai është partner i besueshëm edhe te SHBA, dhe dihet mirë se pa ndihmën e SHBA-ve në këto kushte ku gjëndet sot opozita shqiptare ajo nuk vjen në pushtet.

Të rinjtë shohin edhe atë se cfarë sot është te PD institucionale, shohin atë se deputetët e saj, jo pak prej  e tyre kanë xhelozi për Bashën  kanë smirë dhe në pamundësi për të dalë e shpalosur program e alternativë ata sajojnë edhe  alibi e hipokrizi si ajo e ndonjë dordoleci e që si meritë karriere në politike dhe mandatin  e deputetit e kanë prej superservilizmit e që thonë  se duhet të iki edhe Berisha edhe Basha.

Ka deputetë që nuk e duan Bashën pasi ndoshta e ndjejnë se Veting-u që kërkojnë  Basha dhe demokratët i përjashton ata si deputetë apo kandidatë në të ardhmen.

Ka nga ata deputetët dy  apo më shumë fytyrësha të cilët deklarohen kundër Bashës pasi mendojnë se kështu do e kenë  të justifikuar shpërblimin politik nga Berisha apo edhe nga ai kushdoqoftë tjetër që mund të bëhet kryetar  i PD.

Ka deputetë që nuk e duan Bashën edhe për faktin se duke qenë Basha  kryetar i PD-së mund edhe të bëhen zgjedhje të parakohshnme dhe ata duke e ditur se nuk do jenë më kandidatë mjaftohen dhe janë të kënaqur me rrogën edhe për nja dy vjet e gjysëm gjë e cila vërehet pasi shumë prej tyre nuk dolën e as nuk mbështetën demokratët në zgjedhjet e 14 Majit 2023 si p.sh. në rastin që e braktisën kandidatin për kryebahkiak z. Bejko dhe të tjerët që nuk  dalin nga Tirana për të takuar demokratët pasi janë shkëputur tërësisht prej tyre, por vetëm japin ndonjë deklarim sa për t’u dukur se janë deputetë.

Ftesa që   të rinjtë dhe shumica e demokratëve të vërtetë dhe të sinqertë i bëjnë Bashës është edhe kjo: sepse te Basha dhe te Elita e Re Politike e guximshme si Alibeaj, Bejko e disa të tjerë  ata shohin besimin dhe shpresën për bashkimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Dhe këto janë arsyet kryesore  se përse intelektualizmi i pakorruptuar  e progresiv dhe ai i pastër rinor ftojnë Bashën në takime për të dëgjuar atë  dhe për alternativën e tij e te cila jep besim e shpresë për ndryshim.

Pra, Bashën e ftojnë rinia dhe i shprehin atij besimin dhe mbështetjen  për të vazhduar misionin e tij, atë të cmontimit nga politika të politikës së vjetër; cmontimin e sistemit të korrupsionit; për dekriminaslizimin e politikës, pra për Vetting-un politik dhe atë të drejtësisë, si dhe i japin atij  mbështetje për trumfin e  demokracisë, patriotizmit real dhe për integrimin e Shqipërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA: NSC insiston që kryetarët veriorë të punojnë nga lokacione alternative
Next post <strong>Mitrovica dhe tri komunat e tjera të Kosovës –Problem i mbetur pezull dhe mënyra e zgjedhjës</strong>