
Shqipëria me barazim ndaj Ishujve Faroe feston kualifikimin në EURO 2024
Kombëtarja e Shqipërisë me barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe, ka festuar kualifikimin në Evropianin “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë dhe Ishujt Faroe luajtën në “Air Albania” në ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2024.
Shqipëria si lidere e Grupit me 15 pikë kualifikohet për në Evropianin e ardhshëm.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho, e kontrolluan lojën më mirë së Ishujt Faroe, e kërkuan më shumë golin, krijuan disa raste të mira, sidomos në pjesën e parë, megjithatë, tentimet e skuadrës shqiptare nuk u thyen dot nga mbrojtja e skuadrës mike.
Përfundimisht Shqipëria realizon ëndrrën për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm, event ky i dyti në historinë e Kombëtares së Shqipërisë.
Tashmë festa e kualifikimit të Shqipërisë, ka nisur në “Air Albania” në këtë ‘tempull’ të mbushur më tifozët kuqezi.
Më shumë storie
Paris: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje...
Thomas Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vlerësuar lartë sukseset e arritura nga Kosova në arenën ndërkombëtare të sportit....
Pas vendimit të UEFA-s, reagon FFK: Do të apelojmë rastin në CAS
Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të UEFA-së që i dha fitoren në tavolinë Rumanisë ndaj Kosovës,...
Me vendimin e UEFA-s, Kosova humb ndeshjen me Rumaninë
Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë. Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur...
Liga e Kombeve: Shqipëria humb nga Ukraina, bie në Ligën C
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Ukraina, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në ‘Air Albania’. Kuqezinjtë dhe ukrainasit u...
Liga e Kombeve: Kosova me një lojtar me pak mposht Lituaninë
Kombëtarja e Kosovës me fitore e ka mbyll këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Dardanët mposhtën Lituaninë, me...
Average Rating