Shqipëria ndaj Letonisë, ka barazuar 1-1
Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Letonisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte në Riga, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Ky rezultat lë pas zhgënjim për kuqezinjtë, të cilët kishin nevojë për fitore në garën për një vend në Botërorin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur një aksion në zonën kundërshtare ka përfunduar me autogol të mbrojtësit Cernomordijs, që e ka devijuar topin në rrjetën e vet pas kontaktit me Rey Manajn. Megjithëse fillimisht është menduar se ishte gol i sulmuesit shqiptar, UEFA e ka regjistruar si autogol.
Pak minuta më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia ka pasur mundësinë të kalonte e para në avantazh, por Jurijs Ikaunieks e ka humbur penalltinë, duke shpërdoruar një rast të artë.
Në fundin e pjesës së parë, po i njëjti Cernomordijs që ka shënuar autogol, ka barazuar rezultatin për Letoninë, duke dërguar ekipet në pushim me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Shqipëria ka qenë më kërkuese dhe ka pasur disa momente me potencial për gol, por ka munguar konkretizimi. As zëvendësimet nuk kanë sjellë ndryshim në lojën e kuqezinjve, ndërsa Letonia është mbyllur në mbrojtje, duke ruajtur barazimin deri në fund.
Ky rezultat është një hap prapa për Shqipërinë, që tashmë e ka edhe më të vështirë rrugën për në Kupën e Botës.
Më shumë storie
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...
Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë...
Franco Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë. Dardanët mundën Sllovakinë,...
Kosova mposht Sllovakinë 4:3, 90-të minuta larg historisë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....

Average Rating