Pas refuzimit të ofertës së Besnik Hasit, e propozuar nga ana e krerëve të Federatës Shqiptare në Futboll, në pah del edhe një zhgënjim i radhës për presidentin e federatës Armando Duka.
Është gjermani Lorenz Kostner ai që injoron ofertën për të marrë postin e trajnerit të kombëtares.
”Më mirë të rri në skuadrën e dytë të Wolfsburg, se sa të vijë këtu” citohet të ketë thënë gjermani Kostner.
Në ditët në vazhdim asgjë s’mund të pritet, vetëm se telenovela e trajnerit të ri të Shqipërisë, do të jetë në kulmin e thashethemeve, ku në fund të fundit,patjetër që dikush do të vie.