Home » Lajme, Opinione » Shqiprim Arifi: Ata që e lejuan të hiqet lapidari në fund e shpërblyen regjimin me mirënjohje

Shqiprim Arifi: Ata që e lejuan të hiqet lapidari në fund e shpërblyen regjimin me mirënjohje

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi përmes një shkrimi në facebook përkujton 9 vjetorin e vendosjes së Lapidarit të UÇPMB-së.

Postimi i z.Arifi:

“Sot, kujtojmë që u bënë 9 vite nga vendosja e Lapidarit të UÇPMB-së, i cili në përmbajtje të tij kishte të gëdhendur emrat e lavdishëm të luftëtarëve dëshmor, që sot u mungojnë familjarëve e tërë Preshevës, e që i dha lavdi qendrës së qytetit si monument i rëndësishëm i historisë së kësaj cope Lugine!

Fatkeqësisht, lapidari nuk pati fatin të jetë për gjatë në mesin tonë. Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokëulur dhe në fund e shpërblyen regjimin që e hoqi me një mirënjohje dhe sot gjendemi të gjunjëzuar vetëm duke e kujtuar dhe se emrat e luftëtarëve tanë mbahen vetëm në arkiva dhe në zemrat tona”, shkruan Arifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress