Home » Lajme, Vendore » Shqiprim Arifi mirëpret Koordinatorin nacional për Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hotin

Shqiprim Arifi mirëpret Koordinatorin nacional për Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hotin

Koordinatori nacional për kulturë i Republikës së Kosovës z.Rexhep Hoti ka takuar sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin. Në lidhje me takimin Arifi është prononcuar se: „Komuna e Preshevës do të jetë pjesë e programit nacional të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Sot bashkë me koordinatorin nacional për kulturë z. Rexhep Hoti nënshkruam Marrëveshje bashkëpunimi për Programin për rini, ku Komuna e Preshevës do të jetë pjesë e këtij programi.

Pjesmarrës të këtij programi do të jenë nxënësit e Luginës së Preshevës përmes sistemit garues, duke filluar nga ai shkollor, komunal dhe qendrorë.
Nxënësit nga Komuna e Preshevës në këtë program, përmes kreativitetit të tyre kulturor, diturisë dhe sportit, do të përfshihen bashkë me të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Komuna e Preshevës falënderon institucionet e Republikës së Kosovës për vëmendjen e shtuar ndaj Luginës së Preshevës e në veçanti ndaj Komunës sonë, duke e përfshirë rininë preshevare në programet dhe aktivitetet e tyre, përkrah rinisë kosovare“.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch