Home » Lajme, Vendore » Shqiprim Arifi mungoi në përballjen me Halimin, Mustafën dhe Musliun

Shqiprim Arifi mungoi në përballjen me Halimin, Mustafën dhe Musliun

Kryetari i shkarkuar i Preshevës Shqiprim Arifi ndonëse kishte konfirmuar pjesmarrjen në emisionin “Monitor” në RTK ku do të përballej me ish partnerin e koalicionit Riza Halimin, ish kryetarin e komunës Ragmi Mustafën si dhe Jonuz Musliun nga Këshilli Nacional.

Karrigeja e Arifit në emisionin “Monitor” ka mbetur e zbrazët, raporton rtklive.com.
Arifi edhepse kishte konfirmuar pjesmarrjen në emision, në momentin e fundit ka deklaruar se do të udhëtoj jashtë vendit.

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu ka thënë në “Monitor” në RTK se Kosova nuk ka treguar këmbëngulësi në raport me shqiptarët e Preshevës.

“Pse na mohohet e drejta që ne si shqiptarë të marrim tekstet e Kosovës. Për këtë nuk ka pasur këmbëngulësi nga Qeveria e Kosovës. Ne kemi kërkuar reciprocitet që të ndalohet kjo për Kosovë derisa nuk lejohet në Preshevë. E njejta të bëhet edhe për nxënësit serbë”, ka thënë ai. Por, Musliu tha se kjo nuk është bërë.
Ai tha se i ka shkruar edhe Brukselit për këtë. “Por standardet po përdoren ndryshe për shqiptarët e Luginës së Preshevës e ndryshe për serbët e Kosovës”, tha Musliu.
Ndërkohë që Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka thënë se bisedat e Brukselit kanë qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe këtu është absurdi, që me të drejt bisedohet për zgjidhjen e problemeve të serbëve, por ky normalizim duhet të kaloj edhe për përmirësimin e situatës së vështirë që kanë shqiptarët e Preshevës.
“Nuk mund të flitet për këto tema pa i rehatu minoritetet në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë Halimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch