Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrihet në spital

Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrihet në spital

Kryetari Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ëdhtë shtrirë në spitalin e Nishit për arsye të përkeqësimit shëndetësorë.

Kryetari i Preshevës nëpërmjet një postimi ka deklaruar se ai në testin e bërë për Covid-19 ka rezultuar negativ mirëpo pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka vendosur të shrihet në Spital.

Njoftimi i plotë i z.Arifi

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch