Shqiptarёt e harruar nё Turqi

Read Time:3 Minute, 13 Second

Nga Qamil Bytyqi

(Botim i vitit 2020)

U gёzova shumё kur zoti Enver Bytyqi mё dorёzoi para dy ditёsh kёtё libёr tё aktivistit shoqёror kombёtar, studiuesit dhe mёsuesit tё gjuhёs shqipe nё Turqi. Pёr Qamilin mё fliste me shume respekt miku im, doktori i shkencave historike, Laurant Bica. Por edhe unё do ta kem takuar atё nё Prishtinё nё Konferencёn shkencore pёr muhaxhirёt e Nishit nё vitin 2018, me rastin e 140-vjetorit tё shpёrnguljes me dhunё tё rreth 200 mijё shqiptarёve nga trojet e tyre nё 703 fshatra tё atij sanxhaku. Ndёr muhaxhirёt kanё qenё edhe tё parёt e mij nga babai dhe nёna.

Libri i Sabit Ukёs dhe shtatё vёllimet e profesorit Jusuf Osmani  mё kanё dhёnё shumё njohuri pёr kёtё ҫёshtje. Edhe zoti Qamil u referohet me konsideratё kёtyre dy autorёve.

Titullin, pak intrigues tё kёtij libri, autori e shpjegon me indiferencёn e deritanishme tё qeverive shqiptare edhe ndaj bashkёatdhetarёve tanё nё Republikёn Turke.

Megjithatё, autori e shtjellon problemin mё gjerё. Ai argumenton se shqiptarёt dhe paraardhёsit e tyre iliro-arbёrorёt e kanё populluar tёrritorin e Turqisё sё sotme dhe mё gjerё, atё tё Perandorisё Bizantine dhe Osmane, qё herёt. Ndёr kёta janё shquar edhe burrёshtetas dhe funksionarё tё lartё bizantinё, klerikalё, osmanё, turq. Nuk ёshtё vetёm Kostandini i Madh qё e themeloi Stambollin e sotёm, as Justiniani, legjislatori i tё Drejtёs Romake, apo Anastasi I, po, krahas tyre ёshtё njё klasё e tёrё nёpunёsish, qytetarёsh, artistёsh, ingjinierёsh, ushtarakёsh, qё sot vlerёsohen me miliona, me prejardhje shqiptaro-arbёrore-ilire. Njё listё prej 33 sadriazemёsh, qё nga viti 1474 pёrmban vetёm emra shqiptarё!

Shpёrnguljet me dhunё janё tema qendrore e librit dhe kёto nisin me viteet 1877-1878 pas Luftёs Ruso-Turke, vijojnё nё vitet 1912, nё periudhёn mdisi dy luftarev botёrore dhe pas Luftёs sё Dytё Botёrore.

Numri i madh i tё shperngulurve madje i ka shqetёsuar autoritetet e perandorisё osmane qё nxirrnin urdhёresa pёr tё mos i pёrqendruar shqiptarёt nё vende tё caktuara, por tё shperndaheshin sa mё shumё nё detin e popullsisё jo shqiptare atje, qё tё asimiloheshin dhe tё mos organizoheshin.

Fajtorё pёr shpёrnguljet masive kanё qenё sigurisht shtetet shoviniste fqinje, Serbia dhe Greqia, ndёrsa Turqia mendoj, ishte e interesuar tё popullonte hapёsirat e pamata tё Anadollit me myslimanё, ndёr ta edhe shqiptarё. Programet antishqiptare serbe tё pёrkrahura nga shteti serb si dhe marrёveshja e Lozanёs pёr shkёmbimin e popullsive tё krishtera me ato myslimane u pёrdorёn kundёr shqiptarёve. Shifrat qё sjell autori pёr vite dhe periudha tё veҫanta janё shqetёsuese, Nё shumё raste ato kapnin tё paktёn 25 % tё popullsisё shqiptare nё Ballkan! Fale vitalitetit tё kombit tonё, tokat shqiptare nuk u zbrazёn, por nё to kombi vijoi tё rritet.

Nё kuadёr tё Qendrёs Kulturore tё Kosovёs nё Stamboll dhe tё Shoqёrisё shqiptaro-turke, zoti Qamil ka bёrё pёrpjekje tё mёdha pёr hapjen e kurseve tё gjuhёs shqipe, pёr futjen e shqipes si lёndё me zgjedhje nё shkollat fillore, pёr futjen e shqipes nё listёn e provimeve pёr gjuhёt e huaja pёr studentёt e nёpunёsit, pёr hapjen e katedrёs sё shqipes nё njё universitet nё Turqi. Mjerisht, nga mosinteresimi i familjeve shqiptare, shumё kurse u mbyllёn, ndonёse ato ishin falas!.

Kjo ёshtё njё mungesё e madhe e edukimit tonё kombёtar por edhe pasojё e mosinteresimit sa duhet tё qeverive shqiptare. Shikoni grekёt. Apostulli i tyre, Shёn Kozmai, thosh: mё mirё tё mbyllet njё kishё dhe tё hapet njё shkollё greke! Ata kanё hapur kurse tё greqishtes nё Arabi, nё Australi, padyshim nё SHBA, ku ёshtё mbyllur njё katedёr e shqipes nё universitet pёr mosinteresimin e shqiptarёve atje.

Prandaj ky libёr ёshtё njё thirrje pёr tё mos i harruar mёrgimtarёt dhe diasporёn (shqiptarёt e mёrguar prej shekujsh), pёr tё ndihmuar qё ata tё organizohen, tё mёsojnё gjuhёn shqipe, se kёshtu edukohen edhe si qytetarё tё denjё tё shteteve ku banojnё dhe punojnё.

Bardhyl Selimi, 24/4/2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bujar Osmani shpall fitoren: Kemi fituar në pothuajse çdo komunë
Next post Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ndalet menjëherë