Shqiptarёt nё Luftёn e Dytё Botёrore
Paskal Milo
Shqiptarёt nё Luftёn e Dytё Botёrore
II
Tiranё 2021
f. 59
Nё dallim nga pushtimi fashist italian, pushtimi nazist gjerman nё Shqipёri ishte mё i egёr dhe me rrjedhoja mё tё rёnda.
f. 64
Midis 12 dhe 13 gushtit 1943, Enver Hoxha ёshtё takuar nё Vithkuq me Safet Butkёn. Tё dy kishin dhёnё mёsim nё Liceun e Korҫёs, madje Safeti kish qenё mёsues i Enverit.Vёllai i Seferit, Muharremi, ishte bashkuar me partizanёt, ishte komandant i Qarkut tё Korҫёs, ndёrsa vёllai tjetёr, Fetahu, kish marrё pjesё nё Konferencёn e Pezёs, por mё vonё ishte bashkuar me Ballin Kombёtar.
Tё dy premtuan bashkёpunim. Ende fryma e Mukjes nuk qe denoncuar publikisht.
f.69
Azis Ҫami, komandant i Ballit pёr Shqipёrinё e Jugut, i kёrkoi Frontit bashkёpunim. Por Liri Gega kish refuzuar, sepse sipas saj “ne nuk duam asnjё bashkёpunim nё luftё, luftёn e bёjmё vetё, pranojmё vetёm ata qё luftojnё si anёtarё tё Frontit Nacional- Ҫlirimtar.
f.85
1 tetori 1943 ёshtё kufi i gjithёpranuar nё historinё e marrёdhёnieve mes Frontit Nacional-Ҫlirimtar dhe Ballit Kombёtar.
Tё dy palёt e dinin se Italia po kapitullonte, por vendi nuk do mbetej bosh, atё do e mbsuhnin trupar aleate qё mbanin tё pushtuar atё kohё Italinё e Jugut.
Nё gjysmёn e dytё tёgushtit udhёheqёsit e Ballit Kombёtar (Mid-hat Frashёri, Hasan Dosti, Faik Quku), organizuan njё Kuvend nё Lurё tё Dibrёs, ku merrnin pjesё bajraktarёt e Dibrёs, Matit, Krujёs, Lurёs dhe Lumёs ku u shpall lidhja e besёs pёr “Bashkimin Kombёtar me frymёn nacionaliste.
Kёtё e miratuan Muharrem Bajraktari, Hysni Dema, Aqif Lleshi, Murat Basha etj. Ishte i pranishёm edhe Abaz Kupi, anёtar i Kёshillit tё Pёrgjithshёm Nacional Ҫlirimtar.
f.91
Ali Kёlcyra, me 22 shtator 1943, nё Gjirokastёr, e akuzoi PKSH pёr prishjen e Marrёveshjes sё Mukjes. Bedri Spahiu u pёrgjigj:
“Nuk mund tё bёjmё marrёveshje me njё organizatё qё ka parim mbrojtjen e kufijve etnikё, mbasi njё gjё e tillё na vё nё konflikt me aleatin tonё”.
Ishte njё pёrgjigje e hapur por jo nё pёrputhje me atё qё u thanё Labinot: Ҫёshtja e Kosovёs dhe e Ҫamёrisё do tё zgjidhet nё bazё tё Kartёs sё Atllantikut, nё bazё tё parimit tё vetёvendosjes sёpopujve..
f.96
Fronti Nacional-Ҫlirimtar u formua nё Konferencёn e Pezёs (shtator 1942) (Jo Kёshilli i Pёrgjithshёm?)
f.98
nё fillim tё tetorit 1943, Enver Hoxha dёrgoi tri letra pёr Komitetet Qarkore:
“ne vemi drejt likuidimit tё Ballit dhe jo bashkimit me tё…Pёr kёtё arsye, nё ҫdo moment dhe kudo Ballin duhet me demaskue dhe mos me e lanё nё asnjё mёnyrё qё ai tё zen tokё…s’duhet tё harroni asnjё moment me pregatit grushtin qё duhet t’i jepni ushtarakisht. S’ka rrugё tjetёr”.
Letrat e Enver Hoxhёs dёshmojnё, pa asnjё mёdyshje, se PKSH ishte nismёtarja e veprimeve tё armatosura kundёr Ballit Kombёtar
f.102
Abaz Ermenji, nё korrik 1944, u shkruante oficerёve britanikё se “Gjermania nuk ka asnjё lloj aspirate mbi Shqipёrinё , se pushtimi gjerman ёshtё strikt, i pёrkohёshёm, i detyruar nga rrethanat e luftёs dhe gjermanёt kanё ndihmuar shqiptarёt e Kosovёs tё ҫliroheshin nga zgjedha serbe.
Kёto argumente kish pёrdorё edhe Xhafer Deva.
Me 11 tetor 1943, forcat e Brigadёs sё Parё tё Mehmet Shehut sulmuan ҫetat e Ballit Kombёtar nё zonat midis Ҫermёs e Divjakёs, ku pati tё vrarё e tё plagosur nga tё dy palёt. Me 21 tetor u zhvillua njё betejё tjetёr nё kodrat e fshatit Golem nё Dumre mes ҫetёs balliste tё Isa Manastirliut e Tefik Cfirit me njё battalion tё Brigadёs sё Parё, nё prani edhe tё komandantit tё saj. Forcat e Ballit pёsuan njё humbje tё rёndё, por mё tragjik ishte pushkatimi i 65 robёrve ballistё me urdhёrin personal tё Mehmet Shehut.
Enver Hoxha e miratonte kёtё.
Me 14 tetor nё Ҫermenikё, zёvёndёskomandanti i Brigadёs sё Parё, Tahir Kadare, e njofton Mehmet Shehun pёr njё urdhёr tё ardhur nga antari i Shtabit tё Pёrgjithshёm, Ramadan Ҫitaku, pёr ekzekutimin e 110 karabinierёve dhe 20 oficerёve robёr italianё, qё ndodheshin nё afёrsi tё Labinotit. Mehmet Shehu urdhёroi batalionin e dytё tё Brigadёs sё Parё, me komandant Xhelal Staraveckёn, pёr tё kryer pushkatimin, i cili nё raportin qё i dёrgoi nё 20 tetor Shtabit tё Pёrgjithshёm sqaronte se “I ekzekutuam qё tё gjithё nё mёnyrёn mё konspirative”..
f.154
Lidhur me dёrgimin e njё delegacioni tё FNҪnё Londёr, Enver Hoxha e kundёrshtoi propozimin e Mustafa Gjinishit me arsyetimin:
“Nuk ka dёrguar (delegacion) Jugosllavia, as Greqia dhe ne duhet mё parё tё marrim aprovimin e Moskёs, se jemi Parti Komuniste”
f.167
Nё Operacionin e Dimrit (qё nisi me 19 dhjetor 1943, nga njё forcё 6500 ushtarёsh gjermanё, kolaboracionistё, nё pesё grupe ushtarake nag Dibra, Librazhdi, Elbasani, Tirana dhe Mati), nё krah tё Enver Hoxhёs kanё qenё, krahas Spiro Moisiut, si komandant i Shtabit tё Pёrgjithshёm e Spiro Kolekёs, si anёtar i tij, edhe Nako Spiru, Ymer Dishnica, Sejfulla Malёshova, Kadri Hoxha, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani, Kostandin Boshnjaku, Fetah Ekmekҫiu, si anёtarё tё Shtabit apo tё Kёshillit tё Pёrgjitshёm, komandantё e komisarё tё batalioneve e tё grupeve partizane, drejtues e organizatorё tё prapavijave, toga partizane e shoqёrimit etj.
Misioni britanik i ndёrlidhjes ka ndihmuar mё armatime e veshmbathje.Natёn e Krishlindjeve 1943, Dejvisi e pёrshkroi si njё dekor biblik, pasi u prit ngrohtё nё njё shtёpi nё Okshtun:
“Darka ishte e denjё pёr njё pikturё biblike, rrethi i burrave ulur mbi dysheme, rreth njё sahani qё ishte vendosur nё sofrёn e ulёt. Hёngrёm me lugё druri nga sahani, ndёrsa pulёn e copёtuam me gishta.Nёpёr kamaret sipёr nesh, vareshin mijёra misra tё verdhё qё shkёlqenin nga drita e zjarrit, ndёrsa nga stalla pёrposhtё dёgjoheshin blegёrimat dhe kёmborёt e deleve”.
f.151
Operacioni i Dimrit i shkaktoi FNҪ dёme serioze.
Me 13 shkurt 1944, Nako Spiru, si drejtuesi de facto iPKSH nё Tiranё njoftonte:
“Tё gjitha ҫetat tona nga Shkumbini e lart kanё mbetur nga 10-12 vetё ose mёpak..Kёtej po shkohet drejt likuidimit tё forcave tona ushtarake. Populli nuk do tё luftojё”.
Tri javё mё vonё, ai pohonte pёrsёri:
“Brigatat II dhe III nuk ekzistojnё..partizanёt janё demoralizuar…fshatarёt jo bukё qё s’tё japin, por tё vejnё pushkёn”.
f.186
Balli Kombёtar kish marrё armatime nga qeveria kuislinge.
Faik Quku jep shifracmbresёlёnёse kur numuron se “Kadri Cakrani dhe Eqrem Peshkёpia kishin marrё nё emёr tё Ballit furnizime tёmёdah me armatime gjermane, 10 mijё pushkё, 500 mitraloza dhe dy atoblinda, Isuf Luzaj 2 mijё armё, Ibrahim Biҫaku njё mijё armё dhe Alush Lleshanaku 800 armё”.
Nё Kujtimet e tij Kadri Cakrani shkruan se “pa ato armё nuk mund tё tё shkonte mendja tё sulmoje komunistёt”.
Pas Kongresit tё Ballit nё janar 1944, regjenti Mehdi Farshёri mori njё kёrkesё nga udhёheqja e Ballit pёr ndihmёfinanciare.. Qeveria “Mitrovica” vuri nё dispozicion 6 milionё franga shqiptare.
f.201
Gjatё Operacionit tё Dimrit, u vranё rreth 1000 partizaanё dhe po aq dezertuan nga radhёt partizane. Dezertorёt dhe tё plagosurit u kthyen nё familjet e tyre ose nёpёr qytete. Shumica qendroi nё ilegalitet. Nё Tiranё kishte mbi 400 syresh. Nё Tiranё kishte edhe 1500 mercenarё tё sjellё nga Kosova, qё patrullonin nё qytet.
Nako Spiru dhe Gogo Nushi menduan se “duhej tё sulmonin, po tё tёrhiqeshin, armiku do i ndiqte kёmba kёmёbs..Ktej nga Shqipnia e Mesme ёshtё e zorshme me sulmue, veҫme njёsi tё vogla. (kuptoheshin edhe grupet guerilje)”.
U vendos tё kryheshin dy atentate ndaj personaliteteve tё mёdha, ministrit tё brёndёshёm Xhafer Deva si simbol i kolaboracionizmit dhe Kadri Cakranit komandant i pёrgjithsёm i forcave tё Ballit Kombёtar. Atentati i parё u krye nё drekё, me 3 shkurt, para hotel Dajtit, ndaj makinёs sё Kadri Cakranit, duke menduar se ai ishte brenda. Nё fakt Kadriu ishte nё hotel duke pirё kafe. Njё nga rojat dhe nipi i Kadriut u plagosёn rёndё. Roja vdiq nёspital.. Rreth orёs 16, ndodhi atentati i dytё, kundёr makinёs sё Xhafer Devёs, por ministri nuk ishte nё makinё, ishte xhaxhai i tij, qё u vra.
Reagimi ishte i shpejtё. U hartua njё listё njerёzish pёr t’u burgosё ose vrarё nё prani tё Hysni Demёs, Qazim Mulletit, Kadri Cakranit. I pranishёm ishte edhe Xhelal Mitrovica, kushёri i Xhaferit.
Gjermanёt u njoftuan por nuk pranuan tё pёrzihen.
Nuk ka shifra tё sakta tё viktimave. Nako Spiru thotё se ishin 80. Prokuroria thosh se 4 u vranё me 3 shkurt dhe 10 natёn duke u gdhirё 4 shkurti, pra 14. Faik Quku thotё se ishin 42, nё fakt besonte se ishin 34. Asnjёherё nuk janё identifikuar me emёr tё gjitha viktimat. Kishte nga rrethet dhe tё huaj.
f.210
Bahri Omari, por edhe Kolё Tromara dhe Koҫo Muka, qё pranuan tё bёhen ministra nё qeverinё e njё vendi tё pushtuar, me siguri, kanё pёrjetuar dilema tё mёdha. Prapa tyre qendronte njё histori dhe jetё aktive e papёrlyer. Nuk besoj se ata nuk e shikonin fundin e Gjermanisё naziste.
Nё qeveri tё tilla nuk shkohet as pёr patriotizёm dhe as pёr humanizёm. Shkohet vetёm pёr pushtet dhe objektiva tё mёdha tё strategjisё politike.
Goditja e rёndё, qё pёsoi FNҪgjatё operacionit tё dimrit u vlerёsua si eliminim i rivalit politik tё nesёrm. Kur Forcat Aleate do zbarkonin nё Shqipёri, do ngrihej njё qeveri kujdestare pёr normalizimin e situatёs. Nё kёtё qeveri do hynte Balli Kombёtar. Kjo ishte llogaria..
f.218
Britanikёt nuk lёvizёn deri nё fund tё luftёs nga pozicioni i tyre, qё kufijtё e Shqipёrisё pas lufte do pёrcaktoheshin nё Konferencёn e Paqes.
f.212
Nё 21-22 shkurt 1944, njё pararojё e forcave gjermane qё luftonin me partizanёt e Myslim Pezёs, e pёrbёrё nga njё oficer dhe dy-tre ushtarё, u ndesh nё kodrёn e Maknorir me njё patrullё partizane. Komisari i batalionit, Maliq Muҫo, urdhёroi tё goditet patrulla dhe tё asgёjsohet.Me 23 deh 25 shkurt gjermanёt shkuan tё kёrkojnё trupat e tё vrarёve, por pa rezultat.
Togeri i ri i vrarё, Voldemar von Essen, ishte nipi i feldmareshalit Herman Gering, njeriu i dytё i fuqishёm nё Gjermani. Prandaj komanda gjermane zhvilloi disa takime pёr marrёveshje me partizanёt.
Enver Hoxha dhe shtabi i tij kundёrshtuan pёr ta kthyer trupin e togerit. Pas lufte, nёna e oficerit tё ri, suedeze, i kёrkoi Kryqit tё Kuq Ndёrkombёtar tё ndёrmjetёsonte. Qeveria shqiptare heshti, pastaj e mohoi se kishte dijeni pёr vendndodhjene varrit. Suedezja i kёrkoi Roza (Trёndafile) Nishanit, gruas austriake tё Omer Nishanit, ndihmё. Kristo Themelko, ish komisari politik iGrupit tё Pezёs, zotёronte sendet personale tё von Essen. Ai refuzoi, nё fillim, t’i japё unazёn Rozёs, por pas ndёrhyrjes sё Enver Hoxhёs e dha. Dylbitё e von Essenit Themelko ia kish dhuruar Enver Hoxhёs qё nё kohёn e luftёs, ndёrsa armёn e mbajti vetёdhe e dorёzoi nё vitin 1992, nё Minsistrinё e Brendёshme.
f.294
Shumica e shqiptarёve, sidomos nё Kosovё, e ruajtёn me fanatizёm urrejtjen dhe mosbesimin, pavarёsisht se cilёt serbё ishin pёrballё, kolaboracionistё, ҫetnikё apo komunistё.
f.299
Lёvizja Ҫetnike ishte pararoja agresive e nacionalizmit serb ndaj shqiptarёve tё Kosovёs dhe qё vazhdoi edhe gjatё luftёs masakrat kundёr tyre.
Lidhje me Lёvizjen Ҫetnike tё Mihajlloviҫit u pёrpoq qё tё vendosё edhe bajraktari i Lumёs nё verilindje tё Shqipёrisё, Muharrem Bajraktari. Disa herё, pas vitit 1941. Qё nё verёn e 1942 me funksion antiitalian. Muharremi ka thёnё se ka bёrё takime me komandantёt e kёsaj Lёvizje nё Mal tё Zi por edhe nё qendrёn e vet, nё Ujmisht.
f. 324
Kur Kosova u bashkua me Shqipёrinё, nё gusht tё vitit 1941, pavarёaiaht se si dhe nga kush, tё gjithё shqiptarёt kёtej dhe andej kufirit tё imponuar nё vitin 1913, u gёzuan…Pёrkatёsia kombёtare ёshtё njё element pёrbashkuaes i kombit, qё tejkalon tё gjitha vlerat e tjera nё ngjizjen e tij. Ndaj edhe shqiptarёt, pёrtej bindjeve politike dhe fetare e mirёpritёn bashkimin. Ende nё atё kohё nuk ishin krijuar organizata politie kombёtare, qё ҫёshtja e bashkimit dhe e ardhmja e Kosovёs tё bёhej pjesё e platformave apo e debatit politik mes tyre. Do tё kalonte ca kohё qё Kosova tё bёhej “mollё sherri” midis PKSH deh Ballit Kombёtar. Por vija e demarkacionit e tyre do tё bёhej parrulla e “Shqipёrisё Etnike”, pas verёs sё vitit 1943.
f.326
Fryma e Konferencёs sё Mukjes u mirёprit nё Kosovё. Dakortёsia e PKSH me Ballin Kombёtar pёr “Shqipёrinё Etnike” u dha shpresё qarqeve nacionaliste shqiptare nё Kosovё qё ajo mund tё zgjerohej nё dy drejtime nё njё marrёveshje mё tё gjёrё ndёr shqiptarё dhe nё njё mundёsi pёr tё kontaktuar me PKJ pёr tё negociuar pёr tё ardhmen e Kosovёs.
Ymer Dishnica, pasi takoi pёrfaqёsues komunistё dhe nacionalistё tё Kosovёs, informon:
‘Tё gjithё mendojnё njёsoj: Kosovёn e quajnё qё sot “shqiptare”. Tafil Buletini dhe Hasan Kryeziu shprehёn dёshirёn qё tё takoheshin edhe ata me pёrfaqёsuesit e Komitetit Krahinor komunist, sepse “duan tё bёjnё diҫka nё Kosovё sё bashku me shokёt tanё”. Hysni Peja dhe Fuat Dibra shkuan mё tej nё propozimet e tyre. “Tё dY shfaqёn dёshirёn qё sё bashku me disa krerё tё tjerё kosovarё tё hyjnё nё kontakt me shtabin jugosllav qё tё flasin mё konkretisht pёr punёn e Kosovёs.
f.332
Me 29 korrik 1943, Miladin Popoviҫi propozoi qё ashtu si Istria t’Iikalonte Jugosllavisё, pasi kishte popullsi me shumicё sllovene, edhe Kosova t’i kalonte Shqipёrisё. Prandaj ai u pa me dyshim nё ushёheqjen jugosllave.
Por Tito e qortoi rёndё dhe atёhere Popoviҫi ndyshoi qendrim..
f. 349
Me 28 mars 1944 , Gjilasi, nё emёr tё KQ tё PKJ, reagoi ashpёr ndaj letrёs sё Pavle Jeviҫeviҫit, rreth Konferencёs sё Bujanit, duke rёzuar shtyllat kryesore tё saj. (Konferencёs)
f.350
Vladimir Bakariҫ nё verёn e 1944, pas takimit me Kardelin dhe Rankoviҫin nё Vis, shkruante se “po tё zbatohej parimi i vetёvendosjes pёr Kosovёn, do zemёronte borgjezinё serbe dhe do dobёsonte luftёn Ncional-Ҫlirimtare nёJugosllavi..”
f.446
Pёr vrasjen e Mustafa Gjinishit
Gogo Nushi me 31 gusht 1944, shkruante pёr reagimin e Myslim Pezёs, qё kish thёnё: “Mustafanё e kanё vrarё shokёt, se ky qe mё i zoti se ata…Mustafai, pёrpara se tё largohej nga Pёrmeti, mё tha se do tё mё dёrgojnё nё Dibёr dhe atje do tё mё zhdukin. Mos isha unё dhe Mustafai, asgjё s’do tё ishte bёrё nё Shqipёri. Ne bёmё luftёn..tha se nuk do tё rrijё pa e marrё gjakun e Mustafait..Fjalёt e tij lanё pёrshtypje tё madhe te shumё nga ata qё qenё aty.
f.448
Njё muaj pas vrasjes sё Mustafa Gjinishit, thuajse po tё njёjtit njerёr eliminuan njё figurё tjetёr tё lёvizjes komuniste nё Shqipёri, Llazar Fundon. Operacioni ishte mё pak konspirativ se ai me Gjinishin. Tё dy kishin qenё antizogistё dhe nё rrugё e sipёr ishin bёrё komunistё liberalё dhe jo dogmatikё. Llazari ishte antar i organizatёs “Bashkimi” qё, bashkё me Fan Nolin, e lanё Shqipёrinё. Ai pёrqafoi bolshevizmin sovjetik. LLazari ishte ndёr 23 shqiptarёt qё bёnё shkollёn e Internacionales sё Tretё Komuniste nё Moskё. (Ali Kelmendi,Sejfulla Malёshova,Tajar Zavalani, Halim Xhelo, Selim Shpuza, Naum Prifti,Demir Godelli, Koҫo Tashko, Qamil Ҫela, Rexhep Ҫami, Mafuz Laze, etj).
f.463
Me 21 shtator 1944, Enver Hoxha ktheu pёrgjigje qё“nuk vihej nё dyshim ekzekutimi I Fundos”.
Por, nё mёnyrё perverse, ai urdhёroi:
“Zain e Fundos ta torturoni deri nё vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Tё vritej andej nё mёnyrё konspirative.”
Dёrgoi edhe pyetjet qё i duheshin bёrё Fundos.
Dali Ndreu njoftoi me 30 shtator se Fundo u ekzekutua.
f.457
Me 11 gusht 1944 mbёrriti nё Helmёs majori sovjetik Vladimir Ivanov. Gjithё ditёn dhe natёn nuk pushuan armёt dhe rakia nga gёzimi..
f.532
Forcat aleate kryen rreth200 sulme ajrore kundёr forcave gjermane qё tёrhiqeshin nё drejtim tё Tiranёs duke u shkaktuar atyre dёme njeёrzore e materiale tё mёdha.
f.535
Urdhёrat qё u dhanё me 17 nёntor 1944 pёr tё filluar gjuetinё e kundёrshtarёve politikё nёn pretekstin e kriminelёve tё luftёs e tё bashkёpunёtorёve kryesorё tё fashizmit, u kthyen nё ligje.
f.536
Me 18 nёntor 1944 nisёn arrestimet. Oficeri britanik i ndёrlidhejs. M.Thornton njofton se
“Brenda pesё ditёve ishin arrestuar 800 vetё”
Ndёr ta Bahri Omari, Kolё Tromara, Ismail Petrela, Mihal Zallari. Rrok Gora, Ibrahim Biҫaku, Koҫo Kota, Lef Nosi, Patёr Anton Harapi.. Shumё robёr gjermanё u vranё rrugёve nё kundёrshtim me marrёveshjet ndёrkombёatre. Gogo Nushi, gati njё javё pas ҫlirimit tё Tiranёs tha nё Berat se “janё vrarё 60 vetё nga qytetarёt. Litёn e kemi. Unё mendoj se asnjё nga ata nuk e meritonte tё vritej. Jemi tё sigurt se do ketё edhe tё tjerё. Numri do tё ketё kaluar 100”.
f.537
Gbimi kapital i udhёheqjes sё PKSh e FNҪishte se nё Berat ata vendosёn tё shikojnё mbrapa,tё merreshin me tё kaluarёn e jo tё vёshtronin pёrpara, tё diskutonin e tё gjykonin se si do ta ndёrtonin tё ardhmen.
Ata vinin nga e shkuara, por nuk e dinin rrugёn e sё ardhmes.
Ҫfarё vlere kishte analiza e rrugёs qё kishte kaluar PKSH, e politikёs sё saj nё kohёn e luftёs nё njё plenum tё posaҫёm e nё nёntor, nё prag tё Ҫlirimit? Nё vend qё ky plenum tё merrej me pёrpunimin e vijёs sё re pёr Shqipёrinё e pas Luftёs, ai hapi kutinё e Pandorёs, nxori nё shesh tё palarat e PKSH e tё LNҪdhe dha njё shfaqje tё shёmtuar tё luftёs pёr pushtetin qё po vinte.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 4 qershor 2023
Average Rating