Shqiptarët e Luginës votuan për dy lista zgjedhore, lista e Shaip Kamberit siguron një mandat

Read Time:1 Minute, 25 Second

Serbia sot mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale. Rreth 6.5 milionë banorë në Serbi kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre për të votuar nga ora 07:00 deri në 20:00, në 8.273 qendra votimi.

Në  këto zgjedhje kan marrë pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, teksa partitë politike atje kësaj radhe kandidojnë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit.

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, në zgjedhje kan dalur rreth 55.9 % votues nga të cilët, sipas rezultateve preliminare rreth 50% të proceseve të arritura nga tereni, partia e presidentit serb Vuçiq ka fituar rreth 47 % (129 mandate), lista kundër dhunës 23% (64 mandate), partija e Daçiqit 6.5% (8 mandate), koalicioni shpresa për Serbinë mbi 4.9 % (13 mandate), lista Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës 2% (7 mandate) gjersa listat tjera akoma nuk e kanë kaluar pragun prej 3.5% të votave.

Sipas këtij rezultati, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” e Shaip Kamberit ka marrë rreth 0.4% të votave dhe ka siguruar një mandat gjersa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit ka marrë 0.1% të votave që rezulton pa asnjë mandat në Kuvend.

Ndërkohë, serbët e Kosovës qysh në orët e para të mëngjesit janë nisur drejt Serbisë për të votuar, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri Kurti ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve, por autoritetet në Beograd kanë refuzuar një gjë të tillë, duke pasur parasysh se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bajram Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës për zgjedhje: Ju inkurajoj të votoni
Next post Shaip Kamberi: Do ta ballafaqojmë sërish Serbinë për diskriminim të shqiptarëve