Një fushatë online ka nisur ditët e fundit kundër Kosovës. “Kosovo je Srbije” apo “Kosova është Serbi”, është fjalia që po shkruhet nëpër kartëmonedha, e po postohen nëpër rrjete sociale, shkruan albinfo.ch.
Përmes një faqeje në Instagram, disa të rinj (serbë) po bëjnë thirrje që në çfarëdo kartëmonedhe të shkruhet “Kosova është Serbi. Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është parë në fotografi me një kartëmonedhë 100 dollarëshe, me një mbishkrim të ngjashëm. Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter.
“Me çka iu ngjason kjo fotografi? Serbia e korruptuar, diplomacia e dollarit që të ndikojë në qeveritë e huaja me qëllim që ta minojë shtetësinë e Kosovës dhe të dëmtojë të ardhmen euroatlantike të rajonit. Teksa jetëgjatësia e kartëmonedhës është rreth 15 vjet, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj.
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1135965131551232000/photo/1