Home » Lajme, Opinione » SHQIPTARËT NË MAQEDONI NUK DUHET TË BËHEN KURBAN TË PROJEKTEVE TË HUAJA

SHQIPTARËT NË MAQEDONI NUK DUHET TË BËHEN KURBAN TË PROJEKTEVE TË HUAJA

Fehmi RAMADANI-2Ngjarjet e fundit në fshatin Goshincë të Karadakut të Kumanovës janë treguesi më i mirë se gjendja e përgjithshme në Maqedoninë e sotme është e brishtë dhe me sinjale shqetësuese për paqen dhe stabilitetin e tij, por edhe më gjerë. Kjo krijesë e brishtë e rajonit, edhe pse për te është investuar shumë në radhë të parë nga vetë shqiptarë, por edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos me Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ishte ndal shkapërderdhja e këtij shteti me garancionin e krijimit të një shoqërie të qytetarëve të barabartë pa marrë parasysh etninë e tyre. Edhe, pse kanë kaluar 15 vjet nga ky konflikt ndërmjet pushtetit sllavo-maqedonas dhe shqiptarëve, kjo politikë nuk ka arrit të përmbushë kërkesat e shqiptarëve si popull shtetformues dhe i barabartë me Kushtetutë.

 

Në logjikë shkaku dhe pasoja janë dy kategori të saj, të cilat prodhojnë kontradikta të ndryshme. Në shtetin e Maqedonisë, ky shkak ka mbet i përhershëm dhe për këtë kemi edhe pasojat e saj, sepse kjo krijesë shtetërore kurrsesi nuk po mund të krijojë një shoqëri të qytetarëve të barabartë dhe të padiskriminuar. Shqiptarët e këtij shteti nuk janë fajtorë për një gjendje të rënduar ekonomike, papunësi, moszhvillim, paperspektivë, korrupcin të madh, etj, por për këtë gjendje fajtorë janë pushtetarët sllavo-maqedonas, të cilët e kanë lënë këtë shtet në këtë gjendje. Shqiptarët e Maqedonisë janë më meritorët që sllavo-maqedonasit e kanë këtë shtet, sepse ata u deshën të bëhen “kurban” për hir të çështjes së Kosovës dhe të pranojnë zgjidhje çfarë nuk është në interesin e tyre strategjik dhe kombëtar.

 

Pra, sllavo-maqedonasit dhe Bashkësia ndërkombëtare duhet seriozisht të merren me këtë shtet, ndryshe shqiptarët nuk do të jenë të obligueshëm që gjithmonë të jenë kujdestarët e këtij shteti.

 

Pushteti sllavo-maqedonas, jo rastësisht pas Marrëveshjes së Ohrit kishte krijuar incidente dhe procese të ndryshme të montuara ndaj shqiptarëve. Këto raste kishin prapavijat e tyre, por sërish falë shqiptarëve ishte ruajtur ky shtet. Tani mund të shtrohet dilema, pse mu në Karadakun e Kumanovës po ndodhin këto incidente dhe këto ngjarje janë bërë të zakonta.

 

Kjo dihet botërisht, se jo rastësisht kjo pjesë e madhe e këtij rajoni ku shumica jetojnë shqiptarë janë lënë të pazhvilluar dhe të paperspektivë për të ardhmen. Sot, ata jetojnë në kushte shumë të rënda, bile shumë prej tyre tashmë kanë ikur nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

 

Padyshim, se nga kjo gjendje e rëndë e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të shfajësohen politikanët e tyre, përkatësisht ata që janë pjesë e pushtetit, por duhet kuptuar që ata nuk mund të ndikojnë më shumë se që kanë kaçikun e tyre. Ata nuk mund të ndihmojnë më shumë për shkak se nuk kanë një plan të përbashkët kombëtar, sikur kanë të tjerët. Ata nuk kanë edhe aq shumë mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës, sepse politika e këtyre qendrave deri më tani ishte shumë indiferente ndaj zhvillimeve në këtë shtet. Potenciali kombëtar i politikanëve shqiptarë në Maqedoni nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemet qindvjeçare të një shteti me politika shtypëse dhe diskriminuese.

 

Tirana dhe Prishtina duhet të jenë aktive në mbështetje e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, sepse edhe këto shtete ekzistojnë në kurriz të “shtypjes” së të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të Maqedonisë, por jo vetëm të tyre. Mbrojtjen e tyre, ata jo vetëm që e kanë obligim, por edhe detyrë Kushtetuese, si rasti i Shqipërisë.

 

Ndërkaq, deklarimet e Tiranës, Prishtinës, por dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni lidhur me ngjarjet e Goshincës se janë një skenar i huaj, padyshim se janë në mbështetje stabilitetit të këtij rajoni. Mirëpo, Maqedonia, përfundimisht pas këtyre ngjarjeve nuk guxon të tentoj që gjendjen e saj të rendë ekonomike dhe politike ta hedhë në terrenin ndëretnik dhe për këtë t’i fajësojë shqiptarët, sepse ky shtet është para një kolapsi total. Politika e tyre nuk mund të shërbejë si monedhë kusuritje ndaj shqiptarëve për shpërbërjen e tyre.

 

Sllavo-maqedonasit duhen të jenë të kujdesshëm për pasojat e sërishme të destabilizimit të rajonit, sepse më tej shqiptarët nuk do të jenë më ata të diskriminuarit që do të kujdesen për ruajtjen e kësaj krijese, por edhe të krijesave tjera në rajon.

 

Prandaj, së pari politika shqiptare në Maqedoni duhet të jetë unike në këto qëndrime që të hedhë poshtë politikën diskriminuese të pushtetit sllavo-maqedonas dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitet e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrihet suksesi i tyre kombëtar. Shqiptarët nuk do të lejojnë të bëhen kurban të projekteve të huaja. Të gjitha argumentet janë në favorin e të drejtave të tyre dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për një destabilizim tjetër në këtë vend.

Fehmi RAMADANI

 

filme porno
xnxx
xxx
xxx

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress