Shqiptari i Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Frymëzimi gjithmonë nxitet nga kujtesa e mos-harresa e sakrificave të kombit; nxitet nga kujtesa e mos-harresa e së shkuarës heroiko-historike të tij dhe të traditave e të trashëgimive të mira e të vyera kombëtare që i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes.
Historinë dhe të shkuarën duhet ta kuptosh në kushtet e rrethanat e reja kur ftohet dhe nevojitet ndryshimi e përmirësimi.
Përmirësimin e këkojnë Ligji, e Drejta dhe e Vërteta, të cilat vijnë nga Zoti; përsosjen e kërkon rrugëtimi kombëtar drejt më të mirës dhe drejt të resë së dobishme.
Përmirësimin drejt përsosmërisë së përhershme e të pandërprerë e pengojnë egoizmi, injoranca, tradhtia dhe liria e lakmisë për pushtetin, për paranë dhe pasurinë me hajni e korrupsion , me zullum dhe haram që janë impulse negative e verbërie.
Këto vargje për krenarinë kosovare vijnë si kujtesë historike kundër një realiteti zhgënjyes dhe papëgjegjshmërie të klasës aktuale politike shqiptare si në Shqipëri por edhe në Kosovë pasi: krimi, korrupsioni, hajnija, mashtrimi dhe tradhtia janë armiqt më të mëdhenj të perspektivës drejt përsosmërisë kombëtare,sepse ato formojnë boshllëk shoqëror, moral, emocional, patriotik dhe kombëtar që vetëm sa pengojnë dhe bllokojnë ecjen përpara drejt më të mirës së nevojshme kombëtare që pashmangshmërisht imponon koha.
Është mëkat i madh mospranimi dhe moskorigjimi i gabueshmërive tona si dhe mosndëshkimi i pushtetit të lig, korrupsionit, tradhtisë dhe të politikës së keqe, mëkate këto, prej të cilave nuk i shpëtojnë ndëshkimit jo vetëm ata të cilët i shkaktojnë ato, por bëhen dhe vijnë si ndëshkim i ashpër dhe si meritë edhe për ata të shumtët që i durojnë ato.
Prandaj kombi që të shkojë drejt përmirësimit dhe më të mirës duhet të jetë vigjilent dhe të ndëshkojë e të ndahet nga të këqijat dhe nga të këqijtë e politikës së keqe duke i ndëshkuar ata dhe tradhtinë e tyre.
Ne krenohemi me Kosovën, me veprën kombëtare të jashtëzakonshme të saj, e cila sfidoi dhe nuk lejoi asimilimin dhe as asgjësimin e substancës shqiptare prej krimeve, barbarive dhe gonocidit serbo-sllav në një betejë për mbijetesë, liri, mëvetësi e shtetësi shqiptare për më shumë se 1000 vitesh.
Është krenari,
Të jesh shqiptar kosove
Që për mikun ka bujarinë,
Për atdheun trimërinë,
Për nder besën e burrërinë
Që jep jetën për shqiptarinë
Krenar të jesh dardan e kosovar,
Dhe të kesh e ndjehesh me shpirt shqiptar.
Gjithmonë Kosova ime,
I qëndrove çdo stuhie
Mu në mes të Ballkanit
Nuk të mundën kurrë barbarët e sllavit.
Për shekuj e shekuj, Kosova ime,
Me sakifica mbinjerzore,
Qëndrove dhe sfidove
Kohrat e errëta e të tmerrshme,
Pushtuesit dhe
egërsitë e barbarisë,
Që të penguan rrugën dhe rrjedhën
E lirisë, të historisë e kombëtarisë
Jam krenar me ty, Kosova ime,
Se burra kombi, dëshmorë
Dhe heronj legjendar linde e rrite.
Me gjakun e tyre tokën vadite.
Kosovën e tokën,
Drejtësinë e lirinë e shqiptarit,
Zemrën dhe shpirtin e kosovarit
Kurrë nuk i mposhti
hordhia e serbit e as e sllavit.
Kosova ime:
Edhe pse të rrënuan anëembanë,
Edhe pse të dogjën e të vranë,
Ti, Kosova kreshnike
Mbete e qëndrove,
gjithmonë zemër shqiptare
Edhe pse gjithë Europën
E pate kundër
Kosovë, kombi ynë shqiptar hero,
Qëndrove dhe fitove
Si atdhe, shtet dhe si komb shqiptar.
Kosovë, je zemra e shqiptarëve.
Djepi i lirisë
Je krenaria, burrëria,
Trimëria, fjala,
Je besa e nderi i shqiptarit,
Këto janë amanete që Ti Kosovë,
I ruan e trashëgon prej të parëve,
Prej Ilirit, Dardanit,
Arbrit dhe Shqiptarit
Autori, Skënder Sadri KAPITI. Durrës, Shtator 2020
Average Rating