Home » Lajme, Vendore » Shqiptari në Kosovën Lindore vetëvriten pasi ju morr shtetësia dhe pensioni nga regjimi serb

Shqiptari në Kosovën Lindore vetëvriten pasi ju morr shtetësia dhe pensioni nga regjimi serb

Vatra logoLëvizja Qytetare Vatra ndjen keqardhje të thellë me rastin e vetëvrasjes së plakut 78 vjeçar  Zeqir Sinani nga Medvegja i cili posa kuptoi se iu është mor shtetësia nga pushteti serb, e si pasojë e saj iu ndal edhe pensioni, e në pa mundësi për të jetuar pa të vetmin burim “pensioni”, ai vendosi t’i jap fund jetës së tij. Ne, Lëvizja VATRA shprehim indinjatën e thellë për veprimin kriminal të shtytjes në vrasje që po bën politika serbe ndaj shqiptarëve, ku ne si Lëvizje ka kohë që kemi alarmuar faktorin kombëtarë dhe ndërkombëtar për këtë problematikë gjegjëse,   siç është marrja e shtetësisë mijëra qytetarëve të Bujanocit, Preshevës, Medvegjës.

A thua edhe sa luginas duhet të vetëvriten që faktori ndërkombëtarë të kuptoj me të vërtetë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore duku iu shkelur të drejtat më elementare të jetës që është e drejta e shtetësisë, pensioni, siguria, shkollimi etj

Burimi Bujanoci.net

Gjilan 01.07.2015

Zyra për Informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress