Home » Lajme, Ndërkombëtare » Shqiptari parë që merr udhëheqjen e një partie në një qytet zviceran

Shqiptari parë që merr udhëheqjen e një partie në një qytet zviceran

Franklin Munishi zgjedhet kryetar i CVP-së në Wil.

Nga “të vjetrit” në kryesi mbetet edhe shqiptari tjetër, Prend Berisha, ndërsa propozimi i kryetarit në dorëheqje që vendin e tij ta zë Franklin Munishi, është pritur me duartrokitje

Në kuvendin vjetor të partisë CVP në Wil-Bronschhofen, Kantoni i St. Gallenit, anëtari i kryesisë dhe arkëtari i deritashëm, Franklin Munishi është zgjedhur kryetar i partisë në nivel qyteti. Ai i ka zënë kështu vendin kryetarit të deritashëm, Roland Bosshart, shkruan infowil.plus.ch.

Munishi (majtas) merr postin nga kryetari i deritashëm

“Pranverë në CVP”! Me këto fjalë e ka përshkruar gjendjen në partinë e tij kryetari i deritashëm, duke iu referuar përtëritjes të kryesisë me emra të rinj, por edhe rritjes së numrit të anëtarëve, transmeton albinfo.ch. CVP në fakt është partia më e madhe në Asamblenë e qytetit dhe në përgjithësi, partia me më së shumti votues në Wil. Edhe kryetarja e qytetit, Susanne Hartmann vjen po nga kjo parti.

Përveç kryetarit të ri, në këtë kuvend janë zgjedhur edhe anëtarë të rinj të kryesisë. Nga “të vjetrit” në kryesi mbetet edhe shqiptari tjetër, Prend Berisha, ndërsa propozimi i kryetarit në dorëheqje që vendin e tij ta zë Franklin Munishi, është pritur me duartrokitje, transmeton Albinfo.ch.

Munishi ka mbaruar studimet për ekonomi në Zvicër dhe punon  si udhëheqës në Fondin e të papunëve në Cyrih, në kuadër të Zyrës për Ekonomi dhe Punë, Kantoni i Cyrihut.

Është i lindur në vitin 1979 dhe  vjen nga Komuna e Vitisë. Ai bashkë me familjarë të tij udhëheq një biznes të suksesshëm të prodhimit të mobileve dhe të ndërtimtarisë. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch