Kleofina Pnishi me origjinë nga Kosova, do ta përfaqësojë regjionin e Provence-s në Miss Franca 2018, garë e bukurisë që po planifikohet të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Kleofina Pnishi është një tjetër shqiptare po kërkon suksesin e saj në Francë. Ajo është në mesin e 11 kandidateve, ka arritur të marrë çmimin “Miss Provence 2017” në Cogolin të Francës një rajon me 5 milionë banorë.
Kleofina Pnishi me origjinë nga Kosova, do ta përfaqësojë regjionin e Provence-s në Miss Franca 2018, garë e bukurisë që po planifikohet të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Pnishi është 23 vjeçare, ndërsa po bën karrierë në Francë, dhe mbetet ndër modelet më aktive aktualisht në këtë shtet. Kleofina Pnishi ka luajtur tashmë në disa TV filma dhe në serinë televizive “Plus Belle La Vie”. Në Martinique, Pnishi gjithashtu ka marrë miratimin e komitetit të tij për të konkurruar pavarësisht se ajo bart një tatuazh, dhe kjo gjë nuk lejohet për të garuar në një spektakël bukurie.