I nderuari z.Haziri, Duke ju uruar për miratimin e Rezolutës për Luginë me një shumicë të qartë, SHQLPK në Prishtinë ju është mirënjohëse dhe ju falemnderon përzemërsisht për angazhim tuaj dhe për nismën Tuaj që rezultoi me suksesin e arritur me miratimin e saj. Duke uruar që mbështetja institucionale e Kosovës, gurëthemeli i së cilës u vendos me sukses në mbledhjen e sotme, më 6 qershor 2013, të Kuvendit të Kosovës,urojmë që të pasij me themelim të suksesshëm të zyrave në Prishtinë e Gjilan, si dhe në implementimin e suksesshëm të Rezolutës për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjithashtu, urojmë që të vazhdojnë aktivitetet për hapjen e zyrave të Kosovës në Luginë, efekti dhe rëndësia e të cilave do të ishte shumë më e madhe, për ndihmën e arsimit dhe kulturës shqiptare atje, si dhe për një zhvillim dhe siguri më të madhe dhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarve prej trojeve të tyre stërgjyshore. Me respekt, SHQLPK- Prishtinë Nehat Hyseni, kryetar
Home » Lajme » SHQLPK- Prishtinë shprehë mirënjohje z. Lutfi Haziri për miratimin e Rezolutës për Luginën