Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHSHASHS – Urim me rastin e zgjedhjes se Nexhat Dacit, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

SHSHASHS – Urim me rastin e zgjedhjes se Nexhat Dacit, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Nga:          Shoqata  e  Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  ”Papa  Klementi XI  AlbanI”, Suedi (SHSHASHS)

 

Për:           Prof. dr. Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Lënda:         Urim

Suedi/Ängelholm, 21-12-2017

I nderuari  Prof. Nexhat Daci, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,

Duke e mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, më lejoni që në emrintim dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, t’u shprehim urimet më të sinqerta, të bindur se përmbushja e misionit Tuaj do të luajë një rol të veçantë, sidomos bashkëpunimin me mërgatën shqiptare.

Ne jemi të bindur se Ju, me aftësinë, përvojën, urtësinë tuaj, do të arrini që me suksese t´i adresoni interesat e çështjes kombëtare shqiptare, duke thelluar bashkëpunimin me të gjitha trojet etnike shqiptare dhe memërgatën.

 

Në emër të SHSHASHS-së

Hysen Ibrahimi, Kryetar

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch