Home » Kulturë, Lajme » Shtjefën Gjeçovin po e vrasin edhe për së vdekuri

Shtjefën Gjeçovin po e vrasin edhe për së vdekuri

Janjevo And Lunch With Katarina

”Janjevo And Lunch With Katarina” Qershor 26, 2013 https://alexischartman.wordpress.com

Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë (Kosovë) ku mori mësimet e para, kurse të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan të Troshanit, për të vijuar më pas studimet teologjike në Bosnjë. Shërbeu si famullitar në vise të ndryshme, si në Pejë, në Kurbin, në Gomsiqe etj. Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet kundër osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Duke jetuar mes njerëzve mblodhi traditat gojore, etnografike, të drejtën zakonore dhe u interesua për gjuhësinë e arkeologjisë. Gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929.
Gjeçovi është autor i Dramës “Dashtunia e Atdheut” (1901), i veprës morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisë” (1910) dhe i shumë artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar në organe të ndryshme të shtypit të kohës, sidomos në revistën “Albania” të F. Konicës, ku bashkëpunoi me pseudonimin “Likeni i Hasit”. Gjeçovi la shumë vepra në dorëshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave” apo “Mojs Golemi” (Dramë), “Mnera e Prezës” (1902), “Përkrenarja e Skënderbeut” etj. Shumica e këtyre dorëshkrimeve ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
Puna e Gjeçovit është në vazhdën e veprimtarëve të Rilindjes për të mbledhur e për të dëshmuar traditat kombëtare dhe lashtësinë historike të shqiptarëve, kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, për të lëvruar fjalën shqipe dhe për të forcuar vetëdijen kombëtare të popullit të vet…..
Dhe tani  i  bie ndërmend pashave të dikurshëm që të shprehin mllefin e tyre në vendlindjen e Shtjefën Gjeçovit sepse ai :” Mori pjesë në kryengritjet kundër osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. “   . Sepse “gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929. “

Pyetje e thjeshtë për të humburit në erën dehëse të neoosmanizmit : Pse Shtjefën Gjeçovi mori pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1909-1912  dhe pse e vranë serbët pas shpine në vitin 1929?
Mallkuar qofshi !

Fahri Xharra,24.04.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress